Site icon Informohu siç duhet

Ngriti pallatin 7-katësh pa leje. Prokuroria dërgon për gjykim biznesmenin e njohur

Ngriti pallatin 7-katësh pa leje. Prokuroria dërgon për gjykim biznesmenin e njohur

Ditën e sotme Prokuroria e Tiranës dërgoi në gjyq dosjen për biznesmenin Juljan Morina, i njohur si Lul Morina i cili akuzohet për ndërtim pa leje.

Nga hetimet e bëra Prokuroria provoi se, në Farkë, shoqëria ‘Xheluks Construksion’ ishte pajisur me leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime 1,2,3,4,5 dhe 6 kate me 2 dhe 3 kate nën tokë dhe në tejkalim të saj ka shtuar sipërfaqe ndërtimi dhe volum shtesë prej 2500m2.

Por nga kontrollet e bëra në terren u konstatua edhe një objekt tërësisht i ri me 7-kate dhe dy kate nën tokë, i ndërtuar pa leje ndërtimi me sipërfaqe 4622 m2.

 

Exit mobile version