Është thënë se Big Brother Vip këtë sezon të ri do të nisë më shpejt se çdo herë tjetër.
E duket se përgatitjet kanë nisur vrullshëm pa ardhur ende shtatori.
Lori Hoxha publikoi sot një foto të motrës së saj Sarës, e cila është producentja e programit.
Ajo dukej duke punuar në lap top dhe e qeshur.
Teksa Lori shtoi dyshimet me shkrimin bashkangjitur ‘shumë e lumtur po dukesh’.
Ndërkohë si Lori, edhe Ledion Liço kanë shpërndarë foton ku hëna duket brenda një syri, e shkruan:
‘A duket si sy apo më ka marrë malli për pak BBV’…
Dihet tashmë se edhe këtë sezon, do të jetë Ledioni moderatori i Big Brother Vip. Teksa pritet konfirmimi se kur do të nisë zyrtarisht reality shou.
Përgatiti Radar.al
