Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hapet debati për raportet mjekësore në Gjermani

    Parashikimi i horoskopit 23 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Gjermani-Itali: Merz shpreson tek pragmatizmi i Melonit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Ngopet tregu? Importi i automjeteve i kthehet rënies më 2025, kryesojnë makinat nga Koreja

    August 11, 2025
    Ngopet tregu? Importi i automjeteve i kthehet rënies më 2025, kryesojnë makinat nga Koreja

    TIRANË– Tregu i automjeteve duket se arriti ngopjen në vitin 2025, teksa importet e makinave të vjetra dhe të reja shënuan rënie në 5-mujorin e parë.

    Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR), në periudhën janar-maj 2024 u regjistruan për herë të parë 38 mijë mjete (nga të cilat 30.9 mijë autovetura).

    Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur arritën rekordin e 41.6 mijë regjistrimet për herë të parë të mjeteve në total kanë rënë me 8.6%.

    Për gjithë vitin 2024-n, regjistrimet e mjeteve të reja arritën rekordin e 99.4 mijë, të ndikuara nga fluks i lartë i automjeteve që erdhën nga Koreja e Jugut.

    Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në 2024-n u regjistruan për herë të parë 18.8 mijë automjete që kishin origjinën nga Koreja e Jugut, duke kaluar në shtetin më të madh importues, me 19% të totalit.

    Edhe në 5 muajt e parë të vitit 2025, Koreja e Jugut ka vijuar të dominojë. Nga ky shtet janë regjistruar 7753 automjete në janar-maj, ose 20.4% e totalit. Importet nga Koreja e Jugut janë nxitur vitet e fundit nga çmimet e leverdishme.

    Mënyrat e blerjes janë dy: ose duke porositur online dhe duke i paguar agjencisë tarifën e inspektimit dhe transportit ose duke blerë direkt nga agjencitë një mjet të siguruar prej tyre.

    Në vend të dytë për 5 mujorin 2025 është Italia, me 6116 mjete, ose 16% e totalit, e ndjekur nga Gjermania (6 mijë mjete ose 15.9% e totalit), Zvicra 34 mijë mjete ose 9% e totalit), SHBA-ja me gati 3 mijë mjete ose 7.8% e totalit. Pas tyre vijon Kina me 2.8 mijë mjete, ose 7.3% të totalit.

    Zhvillimet pozitive në turizëm rriten nevojat për mjete të vogla transporti edhe për shkak të mangësive në transportit publik.

    Numri i taksive është rritur ndjeshëm dhe gjithashtu i automjeteve që jepen me qira për turistët. Duket se tashmë tregu ka krijuar një ngopje dhe më 2025 po importohen më pak. Shumë biznese dhe individë mund t’i kenë kryer tashmë blerjet e nevojshme, duke ulur kërkesën për më shumë mjete.

    Ministria e Financave raportoi se rënia e importit të automjeteve ndikoi negativisht të ardhurat doganore me 2025. importi i automjeteve të përdorura kishte efekt negativ në të ardhurat e buxhetit me -665 milionë lekë në 5 mujor në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ndërsa automjetet e reja kishin efekt negativ -333 milionë lekë ose -27% më pak.

    Viti 2024 ka shënuar numrin më të lartë të automjeteve që janë regjistruar ndonjëherë në vend, pjesa më e madhe e të cilave ishin auto-vetura. Sipas statistikave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugo në vitin 2024 janë regjistruar për herë të parë gjithsej 99.4 mijë automjete, nga të cilat 83.2 mijë, ose 84% ishin auto-vetura.

    Në krahasim me vitin e mëparshëm, regjistrimet e reja në total janë rritur me 27%, ndërsa ato të auto-veturave me 26%.

    Sipas të dhënave të DPSHTRR-së, në 2024-n, rreth 53% e automjeteve të regjistruara ishin 9-15 vjet të vjetra dhe 26% ishin mbi 15 vjet të vjetra. Vetëm 12% ishin deri në 4 vjet të vjetra.

    Flota e auto-veturave vijon të jetë e vjetër. Nga 738 mijë vetura që kishte gjithsej në qarkullim deri në qershor 2024, rreth 73% e tyre janë më të vjetra se 15 vite dhe 20% kanë një vit prodhimi nga 9-15 vjet./Monitor.al

    Importi i automjeteve makinat nga Koreja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hapet debati për raportet mjekësore në Gjermani

    January 23, 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    January 23, 2026

    Gjermani-Itali: Merz shpreson tek pragmatizmi i Melonit

    January 23, 2026

    Si të veprohet me Donald Trump? Brukseli në ditë të vështira

    January 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 22 Janar 2026

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 21 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.