SHBA-Ditët kalojnë ndërsa nga New Yorku vijnë vetëm lajme të mira për shëndetin dhe jetën e Parashqevi Simakut. Këngëtarja shqiptare tashmë ka një profil të vetin zyrtar në Instagram nga ku ndan momentet më të bukura, ndërsa tregon tashmë jo vetëm foto dhe video të vjetra por edhe teksa këndon sot, pas kaq shumë vitesh.
Theksojmë se biznesmeni i njohur Elton Ilirjani, i cili është kthyer në një “engjëll mbrojtës” për artisten, paralajmëroi më herët se diva e muzikës shqiptare do të kthehet me projekte të reja muzikore.
Dhe po, ndodhi. Në disa video Parashqevia shihet duke kënduar pranë një pianoje.
Por “qershia mbi tortë” dhe suprizë në këtë moment është edhe mbesa e këngëtares, Ina Simaku, e cila mesa duket po ecën në hapat që ndoqi halla e saj.
Ajo që vlen të theksohet është edhe ngjashmëria e “frikshme” që mbesa e Parashqevisë, Ina Simaku, ka me artisten e madhe.
Teksa këndon ajo të bën të mendosh sikur jemi rikthyer pas në kohë, dhe ngjason me Parashqevinë kur ishte e re.
Flokë të gjatë të zinjë, buzëqeshje “hollivudiane” dhe sy që shkëlqejnë, dy personazhe kaq të ngjashme./Radar.al
Wow! Parashqevi Simaku një diva e vërtetë, ndan videot duke kënduar me Mira Konçin

