Kristian Panuçi është përballur me një ngjarje të rëndë në fillimin e kësaj jave. Pasditen e së hënës, Audi Q8 që ndodhej i parkuar në vilën e ish-trajnerit të Kombëtares, është gjendur në flakë.
Zjarri është ndezur qëllimisht raportohet, ndërsa gjithçka ndodhi në Itali. Në vilën e Panuçit jeton djali i tij, Huan. Ish-trajneri i Kombëtares ndërkohë ndodhej në Dubai.
Panuçi mbajti për herë të fundit pozicionin e trajnerit të Shqipërisë, nga viti 2017 deri në vitin 2019. 52-vjeçari drejtoi kuqezinjtë në 15 ndeshje pa lënë shenjë. Si lojtar, periudhën më të gjatë e kaloi te Roma./PANORAMASPORT
“Mbaje kokën lart dhe ec përpara”/ Livia Brunga takon për herë të parë të atin pas 22 vitesh
“Ishte mik i madh i kombit tonë”, Berisha rrëfen bisedën me Papa Françeskun
Ar*a e paketuar si dhuratë, arrestohet 23-vjeçari që donte ta shiste