Site icon Informohu siç duhet

Ngërçi politik në Kosovë, Kurti: Presim verdiktin e plotë të Kushtetueses

Sulmi i SHBA ndaj Iranit/ Kurti: Siguria ndërkombëtare nuk ka nevojë për më shumë armë bërthamore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se do të presë aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese para se të marrë vendim për respektimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese publikoi më 8 gusht një vendim ku urdhëron deputetët që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh nga data e publikimit të aktgjykimit të plotë në Fletoren Zyrtare, proces që ende nuk ka përfunduar.

Në vendimin e saj, Kushtetuesja përcakton gjithashtu që kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur dhe se votimi mund të përsëritet deri në tri herë. Ky vendim ka shkaktuar kritika nga Lëvizja Vetëvendosje, partia kryesore në Kosovë.

Ndërkohë, zyrtarë ndërkombëtarë, përfshirë Gjermaninë, kanë shprehur shqetësim për ngërçin politik dhe kanë paralajmëruar se mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses mund të rrezikojë mirëqenien e qytetarëve dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Radar.al

Exit mobile version