Një 71-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasin Vladimir Hoxha, 71 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas të mitur.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.