Site icon Informohu siç duhet

Nga zjarret tek rrufetë/ Stuhi të fuqishme godasin Greqinë, mbi 10 mijë shkarkesa elektrike në pak orë

Pas javësh me temperatura ekstreme dhe zjarre masive, Greqia është përfshirë nga stuhi të forta shiu dhe aktivitet i lartë elektrik.

Sipas Observatorit Kombëtar të Athinës, reshjet më intensive janë regjistruar në Maqedoni dhe Tesali, ku në stacionin meteorologjik të Eptalofos, Kilkis, u shënua një nivel prej 94.8 mm.

Analiza e satelitit evropian Meteosat-12 dhe instrumentit Lightning Imager (LI) tregoi se deri në orën 18:40 u regjistruan mbi 10 mijë goditje rrufeje, duke e bërë stuhinë një nga më të fuqishmet e sezonit.

Exit mobile version