Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Në rast të aneksimit të Groenlandës, politikani gjerman Hardt sugjeron bojkotimin e Kupës së Botës në SHBA

    Ambasadori Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët

    Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Nga zhgënjimi i vitit 2003 te triumfi më 2006, mesazhi i paharruar i Maldinit për Buffon

    August 16, 2025
    Nga zhgënjimi i vitit 2003 te triumfi më 2006, mesazhi i paharruar i Maldinit për Buffon

    Viti 2003, stadiumi “Old Trafford”. Finalja e parë krejt italiane e Champions League vendosi përballë Milanin dhe Juventusin, një natë që do të mbetet e paharruar jo vetëm për historinë e futbollit, por edhe emocionet njerëzore që e shoqëruan. Paqja e fjalëve, lotët e zhgënjimit dhe madhështia e respektit u mishëruan në dy figura legjendare: Paolo Maldini, kapiteni kuqezi që ngriti trofeun, dhe Gigi Buffon, portieri bardhezi që atë natë provoi dhimbjen më të madhe të karrierës.

    Mes supersticioneve, shpresave dhe një dialogu prekës përpara se të niste ndeshja, lindi një histori miqësie dhe morali që shkonte përtej rezultatit. Tri vite më pas, në finalen e Botërorit 2006, fati që i kishte kthyer shpinën në Manchester, e zgjodhi më në fund Buffon. Mesazhi i Maldinit, pas gjithë asaj kohe, tregoi edhe një herë se futbolli nuk është thjesht lojë; por udhëtim i përbashkët mes dhimbjes, respektit e lavdisë. Ja si e përshkruan gjithçka, plot emocion, Buffon në librin e tij autobiografik:

    “Ishte finalja e Champions League në vitin 2003. Ndërsa po përgatiteshim për të hyrë në fushë, unë isha shumë afër Paolos, pasi ai ishte kapiteni i skuadrës kuqezi. Në atë moment i thashë: ‘Përshëndetje Paolo, kënaqësi që të njoh… Është një ditë e mrekullueshme dhe tifozët këtu në Manchester janë fantastikë’.

    Ai më tha: ‘Përshëndetje Gigi…, gjëja më e bukur është se secili prej nesh përfaqëson një komb të tërë’.

    Ndërsa afroheshim pranë trofeut, e shikova dhe i thashë: ‘Preke Paolo…, hajde preke’.

    Në Itali ekziston një bestytni e njohur: kush e prek trofeun para ndeshjes, humb finalen.

    Ai u përgjigj: ‘Jo…, do ta prek vetëm në fund’.

    I thashë: ‘Shpresoj që të më zgjedhë mua’.

    Ai më tha: ‘Jo…, do të zgjedhë mua’.

    I thashë: ‘Do ta shohësh në duart e mia…’

    Por në fund, ajo gjë e mallkuar nuk më zgjodhi kurrë… U ula dhe fillova të qaja. Ishte hera e parë që lotët më rridhnin në fytyrë. Papritur, Alex (Del Piero) erdhi tek unë dhe më tha: ‘Gigi, mos qaj. Je burrë… dhe burrat nuk qajnë’.

    Pastaj erdhi Paolo, gëzimi i lexohej qartë në fytyrë. I thashë: ‘Të zgjodhi ty. Dhe e meriton, Paolo. Urime për fitoren, miku im’.

    Ai më tha: ‘Gigi, po, më zgjodhi mua…, por edhe ti e meriton. E di mirë çfarë ndjen tani, por ky është futbolli. Ndonjëherë na bën të buzëqeshim, ndonjëherë na bën të qajmë. Sidoqoftë, e ardhmja jote është ende përpara, Gigi. Mos e humb shpresën. Dhe kujto; pas çdo zhgënjimi fshihet diçka e bukur’.

    Mblodha forcat dhe shkova në dhomat e zhveshjes. Trishtimi ndihej kudo. Vendosa të isha i fortë dhe të përpiqesha të ngrija moralin e të gjithëve. Pastaj pashë Alex (Del Piero) në fund të dhomës, duke qarë si fëmijë. Thashë me vete: ‘Dreqin… Besoj se vetëm burrat e vërtetë qajnë, sepse nuk kisha parë kurrë një lojtar ta donte Juventusin aq shumë sa ai’.

    Tri vite më vonë, fati na çoi në finalen e Botërorit 2006 në Berlin. Shkuam te penalltitë. Në atë moment, më erdhi ndërmend finalja e vitit 2003. Shikova qiellin dhe thashë: ‘Shpresoj që këtë herë fati të zgjedhë mua’.

    Atë natë nuk e kontrollova telefonin. Festuam si kampionë bote deri vonë. Kur u ktheva në dhomë, mora telefonin dhe gjeta një mesazh që thoshte: ‘Miku im Gigi, ke bërë të lumtur një komb të tërë. Sot jam shumë i lumtur, edhe për ty. E meriton të jesh kampion bote. Kujto, miku im, pas çdo zhgënjimi fshihet diçka e bukur’. Ai mesazh ishte nga Paolo Maldini”.

    mesazhi i paharruar i Maldinit për Buffon Nga zhgënjimi i vitit 2003 te triumfi më 2006
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Në rast të aneksimit të Groenlandës, politikani gjerman Hardt sugjeron bojkotimin e Kupës së Botës në SHBA

    January 17, 2026

    Ambasadori Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët

    January 17, 2026

    Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

    January 17, 2026

    Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

    January 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Kjo shenjë dashuron fort, por lodh shpejt. Pse lidhjet me Dashin janë të rrezikshme

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi për ditën e sotme 15 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.