Jo pak por 80 mln lekë do u kushtojë shqiptarëve sigurimi i jetës për gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, personat e lidhur të gjyqtarëve, këshilltarët e Njësisë së Shërbimit Ligjor, Sekretarin e Përgjithshëm, Drejtorët e Drejtorive, stafin administrativ dhe sigurimi i pasurisë”.
Sipas dokumenteve të tenderimit, më konkretisht ky sigurim shëndeti përfshin:
- Sigurim vjetor i shëndetit për 7 (shtatë) gjyqtarë me vlerë mbulimi 20,000,000 (njëzet milionë) lekë për person. Zona e mbulimit për sigurimin e shëndetit, për gjyqtarët, e hartuar në këto specifikime, është caktuar Republika e Shqipërisë dhe Evropa.
- Sigurim vjetor i shëndetit për personat lidhur të gjyqtarëve, këshilltarët e Njësisë së Shërbimit Ligjor, Sekretarin e Përgjithshëm dhe Drejtorët e Drejtorive 43 (dyzet e tre) persona, me vlerë mbulimi 4,000,000 (katër milionë) lekë për secilin për person. Zona e mbulimit për sigurimin e shëndetit, për personat lidhur të gjyqtarëve, këshilltarët e Njësisë së Shërbimit Ligjor, Sekretarin e Përgjithshëm dhe Drejtorët e Drejtorive, e hartuar në këto specifikime, është caktuar Republika e Shqipërisë dhe Evropa.
- Sigurim vjetor i shëndetit për stafin administrativ 28 (njëzet e tetë) persona me vlerë mbulimi 600,000 (gjashtëqind mijë) lekë për person. Zona e mbulimit për sigurimin e shëndetit, për stafin administrativ, e hartuar në këto specifikime, është caktuar Republika e Shqipërisë.
- Sigurim vjetor i pasurisë për 1 (një) gjyqtar nga aktet keqdashëse në masën 9,267,370 (nëntë milionë e dyqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e treqind e shtatëdhjetë), ku përfshihet:
- sigurimi i banesës, në vlerën 7,207,370 (shtatë milion e dyqind e shtatëmijë e treqind e shtatëdhjetë), vlerë e cila është llogaritur duke u bazuar në kostot e ndërtimit të përcaktuar në VKM-në nr. 457, datë 26.07.2023, “Për disa ndryshime në vendimin nr. 132, datë 07.03.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, e bazës së taksës për kategori specifike, natyrën dhe prioritetin e informacionit dhe të dhënave për përcaktimin e bazës së taksës, si dhe të kritereve dhe rregullave për vlerësimin alternativ të detyrimit të taksës”, të ndryshuar.
- sigurimi i mobilimit, si pjesë e banesës në vlerën 2,060,000 (dy milion e gjashtëdhjetë mijë), sipas vetëdeklarimit.
DOKUMENTI-Raport sigurimi per hartimin e specifikimeve teknike dhe fondi limit dt.08.05.2024_(1) (1)