Site icon Informohu siç duhet

Nga siguria kibernetike te mbrojtja civile/ Shqipëri-Itali nënshkruhen 15 marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi

Në kuadër të mbledhjes së parë ndërqeveritare në Romë, Shqipëria dhe Italia forcuan partneritetin në fusha strategjike, duke shkëmbyer 15 marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi.

Dokumentet e nënshkruara mbulojnë sektorë të ndryshëm, përfshirë: sigurinë kibernetike, mbrojtjen civile, mbrojtjen dhe bashkëpunimin ushtarak, neonatologjinë dhe shëndetësinë, luftën kundër trafikut të drogës, energjinë dhe investimet.

Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin mbi sigurinë kibernetike;
Marrëveshje ndërqeveritare në lidhje me koncesionin e një huaje ndihme për mbështetjen e krijimit të një sistemi të mbrojtjes civile shqiptare;
Marrëveshje ekzekutive për nismën kundrejt përforcimit të aftësive të mbrojtjes civile në Shqipëri;
Marrëveshje për realizimin e projektit në mbështetje të neonatologjisë, në mbrojtje të fëmijëve dhe nënave;
Memorandum mirëkuptimi operativ kundër trafikut të drogës;
Marrëveshje për bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes;
Memorandum mirëkuptimi mes fondacionit MAXXI, Muzeu Kombëtar i Arteve i Shekullit XXI dhe Galeria Kombëtare e Arteve e Republikës së Shqipërisë;
Protokoll mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes civile;
Marrëveshje teknike për dorëzimin e dy motovedetave të Guardia Costiera italiane për Forcën Detare Bregdetare Shqiptare;
Deklaratë mirëkuptimi mes departamentit të Mbrojtjes Civile Italiane dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile shqiptare dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, zyra e Tiranës;
Marrëveshje financiare mes Cassa Depositi e Prestiti SpA dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për përmirësimin e rrjetit të transmetimit të energjisë eklektike në Shqipërinë veriore, pas tërmetit të vitit 2019;
Memorandum mirëkuptimi me Cassa Depositi e Prestiti SpA dhe Ministria e Financave të Republikës së Shqipërisë;
Memorandum mirëkuptimi me Simest SpA dhe Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve Shqiptare, AIDA;
Memorandum mirëkuptimi mes Fincantieri dhe KAYO, memorandum paraprak përpara krijimit të joint ventures për punimet në kantieret e Pashalimanit;
Memorandum mirëkuptimi mes Leonardo SpA dhe KAYO.

Exit mobile version