Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Balla: Shumica e shqiptarëve dhe shumica e vlonjatëve e mbështesin projektin në Vlorë

    Rama pas revolucionit “flamingo”

    Përplasje te Aeroporti i Vlorës, punonjësit e Pacollit nxjerrin nga zyrat ata të Valon Ademit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Nga shmangia e erës te mbulimi i fytyrës me pëlhurë të lagur, Brataj jep udhëzimet për t’i shpëtuar zjarrit

    August 13, 2025

    Kreu i Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Skënder Brataj, ka dhënë sot udhëzime të qarta për qytetarët që mund të ndodhen pranë vatrave të zjarrit.

    Sipas tij, gjëja më e rëndësishme është të ruani qetësinë dhe të vlerësoni menjëherë situatën: drejtimin e flakëve, erën dhe rrugët e mundshme të largimit. “Mos humbni kohë me sende të parëndësishme, siguria vjen e para,” – apelon Brataj.

    Ai këshillon të lëvizni drejt zonave të hapura dhe të sigurta, larg kodrave dhe bimësisë së dendur. Nëse nuk ka rrugëdalje, kërkoni një zonë tashmë të djegur ose pa bimësi, qëndroni afër tokës ku tymi është më pak i përqendruar, dhe mbuloni hundën e gojën me një pëlhurë të lagur.

    Brataj paralajmëron se fshihja në automjete mund të jetë fatale kur flakët janë shumë pranë, për shkak të rrezikut nga mbinxehja.

    Në çdo rast rreziku, telefononi 127 për ndihmë mjekësore ose 112 për të raportuar zjarrin dhe pozicionin tuaj. Dërgimi i lokacionit përmes GPS-it mund të ndihmojë ekipet e shpëtimit të mbërrijnë më shpejt.

    Edhe nëse nuk keni djegie të dukshme, ekspozimi ndaj tymit mund të dëmtojë mushkëritë – ndaj Brataj rekomandon kontroll mjekësor menjëherë pasi të jeni në siguri.

    “Ruani qetësinë, merrni vendime të shpejta dhe kërkoni ndihmë menjëherë. Çdo sekondë ka rëndësi,” – thekson ai.

    Brataj keshilla Zjarret
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Balla: Shumica e shqiptarëve dhe shumica e vlonjatëve e mbështesin projektin në Vlorë

    June 22, 2026

    Rama pas revolucionit “flamingo”

    June 22, 2026

    Përplasje te Aeroporti i Vlorës, punonjësit e Pacollit nxjerrin nga zyrat ata të Valon Ademit

    June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    June 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.