Site icon Informohu siç duhet

Nga sherri në fast-food, te prita dhe goditja me thi*ë pas daljes nga lokali, si u v*a Egli Pashollari

Detaje të tjera janë zbardhur nga vrasja me thikë e 31-vjeçarit Egli Pashollari, i cili humbi jetën pasi u godit në shpinë. I riu ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur brenda një fast-foodi në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, ku Pashollari është përfshirë në një sherr me disa të rinj. Pas daljes nga lokali, dy persona dyshohet se i kanë bërë pritë dhe njëri prej tyre e ka goditur me thikë në kurriz.

Motivet e ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, janë shpallur në kërkim dy persona të dyshuar si autorë.

Egli Pashollari rezulton se punonte si efektiv i policisë së burgjeve. Autoritetet bëjnë me dije se po punohet intensivisht për kapjen e autorëve, ndërsa grupet hetimore vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Exit mobile version