Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos finalen dramatike ndaj Argjentinës

    Dua Lipa ndjek nga afër finalen e Botërorit 2026, artistja shqiptare mes të ftuarve VIP në “MetLife”

    Ceremoni spektakolare në mbyllje të Botërorit, Robbie Williams, Nicole Scherzinger dhe Laura Pausini ndezin skenën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Nga rezervat deri te taksat: Rrugët për stabilizimin e çmimit të naftës në Kosovë

    March 26, 2026

    Konflikti mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit ka shkaktuar probleme të mëdha në zinxhirin e furnizimit global me produkte të naftës, dhe i ka rritur ndjeshëm çmimet e karburanteve kudo në botë.

    Vetëm brenda pak javësh, çmimi i një litri dizel në pikat e karburanteve në Kosovë ka arritur deri në 1.79 euro, krahasuar me 1.33 euro sa ishte më 3 mars, tri ditë pas nisjes së sulmeve nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër Iranit.

    Shtrenjtimi pothuajse i përditshëm i karburanteve në Kosovë, që ka rritur koston e jetesës dhe u ka shkaktuar bizneseve vështirësi në operim, ka bërë që vëmendja tani të drejtohet nga rezervat shtetërore të naftës.

    Por, sasia që Kosova e mban rezervë llogaritet se mjafton vetëm për rreth pesë ditë të konsumit.

    Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se institucionet duhet ta lëshojnë atë në treg.

    “Shteti duhet të lëvizë, të lëvizë me aq sa ka, dhe të jetë transparent. Rezervat e shtetit kanë këtë sasi, kaq ditë mund t’i mbulojmë nevojat, dhe mbaroi puna”, thotë Shaban Halimi, ish-drejtor i Departamentit të Rezervave Shtetërore në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), në një bisedë me Radion Evropa e Lirë.

    Si mund të shfrytëzohen rezervat e naftës?

    Në bazë të Ligjit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, shteti blen produkte esenciale: ushqime, barna dhe naftë.

    Këto produkte mund të përdoren në rast të çrregullimit të tregut, luftërave dhe katastrofave natyrore.

    Megjithatë, Halimi thotë se nëse rezervat përdoren në mënyrë të kufizuar dhe të orientuar, në mënyrë të duhur, shfrytëzimi i tyre mund të zgjatet deri në 10 ditë.

    “Qeveria mund t’i reduktojë, vetëm për institucionet shtetërore, shëndetësore, industrinë, ekonominë, autobusët, dhe të tjerët jo”, pohon ai.

    Vendndodhja e këtyre produkteve, sipas ligjit, mbetet sekret shtetëror, por ajo që dihet është se kontraktohen operatorët ekonomikë privatë për ruajtje, të cilët po ashtu mbikëqyren vazhdimisht.

    MINTI-ja nuk ka dhënë përgjigje lidhur me sasinë e rezervave shtetërore të naftës, as nëse planifikohet aktivizimi i tyre në situatën aktuale.

    Masat e Qeverisë dhe kërkesa për hapa të tjerë

    Deri më tash, MINTI-ja ka caktuar vetëm fitimin maksimal të lejuar për shitjen me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës.

    Sipas vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë do të jetë deri në 2 centë për litër, ndërkaq me pakicë deri në 12 centë për litër.

    Por, kjo masë po duket e pamjaftueshme. Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, subjektet ekonomike dhe partitë opozitare kanë kërkuar që Qeveria të ulë tatimin e akcizës dhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), pasi rritja e çmimit të derivateve të naftës po ndikon edhe në çmimet tjera.

    Ulja e tatimeve – akciza prej 0.36 euro dhe TVSH-ja prej 18 për qind të shumës së produktit – do ta lehtësonte barrën ndaj bizneseve dhe qytetarëve, thonë ata.

    Megjithatë, Kreu i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, pohon për Radion Evropa e Lirë se në Qeveri “nuk e kanë parë të arsyeshme të ulin akcizën dhe TVSH-në”.

    Ministrja e Industrisë, Mimoza Kusari Lila, tha së voni se “TVSH-ja nuk ka qenë opsion, për shkak se është shumë problem të përcillet”.

    Kosova e varur nga importi i naftës

    Kosova nuk ka rafineri të veten të naftës, dhe furnizohet tërësisht nga importet.

    Nga muaji janar e deri më 23 mars të këtij viti, vendi importoi rreth 130 milionë euro naftë dhe benzinë. Të hyrat e shtetit nga akciza janë rreth 66 milionë euro, kurse nga TVSH-ja mbi 30 milionë.

    Vitin e kaluar, sipas të dhënave të Doganës se Kosovës, janë importuar rreth 530 milionë euro naftë dhe benzinë.

    Për këto derivate, rreth 350 milionë euro janë tatim për akcizën, dhe mbi 157 milionë euro për TVSH-në.

    Furnizimet kryesore vijnë nga Gjermania, Hungaria, Greqia, Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa një pjesë e konsiderueshme hyn përmes terminalit të Porto Romanos në Durrës.

    Kjo varësi strukturore e bën tregun e Kosovës jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj lëkundjeve globale.

    Derisa në Kosovë ende nuk ka ndonjë vendim nga institucionet për masa lehtësuese, shtetet e Ballkanit Perëndimor tashmë kanë ndërmarrë hapa të ndryshëm për frenimin e rritjes së çmimeve në pompat e karburanteve./REL

    kosove Nafta SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos finalen dramatike ndaj Argjentinës

    July 20, 2026

    Dua Lipa ndjek nga afër finalen e Botërorit 2026, artistja shqiptare mes të ftuarve VIP në “MetLife”

    July 19, 2026

    Ceremoni spektakolare në mbyllje të Botërorit, Robbie Williams, Nicole Scherzinger dhe Laura Pausini ndezin skenën

    July 19, 2026

    Post Malone tërheq vëmendjen në finalen e Botërorit 2026, mesazhi në bluzë bëhet viral

    July 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.