Site icon Informohu siç duhet

Dh*nuan prindërit dhe bashkëshorten, arrestohen 4 persona në Tiranë

Nga prindërit tek bashkëshortja, arrestohen 4 persona për dh*në në familje

Foto ilustruese

TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona për dhunë në familje. Bazuar në njoftimin e policisë mësohet se një 36-vjeçar me iniciale D. H., është vënë në pranga pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu shtetasi F.B., 19 vjeç, banues në Petrelë është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

“- J. R., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij; – A. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, si dhe ka kundërshtuar vendimin e gjykatës duke ju afruar asaj.”– thuhet në njoftimin e policisë.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:

– D. H., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

– F. B., 19 vjeç, banues në Petrelë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– J. R., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;

– A. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, si dhe ka kundërshtuar vendimin e gjykatës duke ju afruar asaj./Radar.al

Exit mobile version