Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    BE shton presionin ndaj Meta-s, kërkon ndryshime në Facebook dhe Instagram, kompania përballet me rrezikun e një gjobe të lartë

    Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca pasi hodhi ujë në drejtim të Ramës

    BE gjobit Google me 890 milionë euro, favorizoi shërbimet e veta dixhitale ndaj konkurrentëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Nga politika në gatim/ Klajda Gjosha plot emocione na tregon mallin që ka për familjen e dytë në Angli

    November 4, 2024
    Nga politika në gatim/ Klajda Gjosha plot emocione na tregon mallin që ka për familjen e dytë në Angli

    Dikur politikën e ka patur të preferuar dhe synonte sukses përmes saj, ndërsa sot jeta i ka marrë një tjetër rrjedhë.

    Ajo është Klajda Gjosha, një ndër imazhet më të ekuilibruara në skenën politike.

    E njohur si një personazh brenda kornizave, kësaj radhe ajo vjen në “Vizioni i Pasdites” për të rrëfyer një anë tjetër të politikanes dhe për të zbuluar detaje të reja nga jeta e saj.

    Përgjatë intervistës së saj, Gjosha na zbulon se një nga misionet në politikë ka qenë që të jetë vetvetja dhe mendon se ia ka arritur.

    Klajda Gjosha: Një nga misionet e mia qëkur u bëra pjesë e politikës ishte të isha vetvetja. Doja t’i shfaqesha publikut ashtu siç isha dhe besoj se ia kam arritur pavarësisht vështirësive që sjell politika. Kam pasur një fëmijëri shumë të bukur, pavarësisht viteve të vështira kur u linda. Jam rritur me shumë dashuri dhe kjo ka ndikuar në këtë që unë jam sot. Ia dedikoj familjes sime të gjithë pjesën e karakterit që kam. Kam qenë shumë e qetë dhe qetësia ka qenë një nga pikat e mia më të forta. Kam pasur një mësim që “para se të përgjigjesh numëro deri në 10”. Ne shpesh flasim pa u menduar dhe në politikë ndodh shpesh. Harrojmë që shpesh herë lëndojmë njerëzit, i lëndojmë në jetën personale dhe harrojmë që politika nuk duhet të jetë personale, por për çështje që janë madhore.

    Më tej ish-politikanja e njohur na zbulon pasionet e saj, të cilat i la mënjanë për shkak se vëmendjen e saj ia kushtoi politikës.

    Klajda Gjosha: Një nga pasionet e mia ka qenë letërsia. Më pëlqente shumë të shkruaja poezi, ese. Fatkeqësisht pjesëmarrja ime në politikë e bëri të pamundur rrugëtimin në këtë fushë. Kam pasur dhe pasione të tjera. E kam dashur shumë basketbollin. Më pas një nga talentet që zbulova ishte gatimi dhe sot i dedikohem.

    Por një person me kaq shumë pasione që lidhen kryesisht me artin, vallë si mori vendimin të bëhej pjesë e poliitkës?

    Klajda Gjosha: Babai im e ndiqte me shumë dëshirë politikën dhe debatoja shpesh me të për atë çfarë ndodhte. Unë isha shumë e dyzuar. I thoja vetes do të bëj politikë apo t’i futem kriminalistikës. Por mamaja ime më tha që “ajo fushë më duket shumë e vështirë për ty dhe më duket sikur jeta jote do të mbushet vetëm me kronikën e zezë. Ndaj zgjidh një degë tjetër”. Ky ka qenë momenti që unë vendosa të vazhdoja këtë rrugëtim.

    Si erdhi vendimi për tu larguar në Angli për të ndjekur studimet?

    Klajda Gjosha: Ka qenë e vështirë, por ka qenë një vendim i imi personal. U bë e vështirë për familjen time sepse nuk e prisnin atë vendim. Kam jetuar në një familje angleze. Sot e kësaj dite janë familja ime e dytë. I dua shumë dhe sa herë shkoj në Britani i takoj, edhe ata kanë ardhur shumë herë në Shqipëri, për martesën time dhe të motrës dhe gjithashtu për pushime pasi Shqipëria i pëlqen shumë.

    Në përfundim Klajda tregon se humbja e babait ka qenë momenti më i vështirë në jetën e saj.

    Klajda Gjosha: Ka qenë shumë krenar për mua. Besoj se një nga arsyet që unë nuk jam pjesë e politikës është largimi i tij nga jeta ime. Ai ishte mbështetja ime më e madhe. Kushdo që do të bëhet pjesë e politikës, duhet të ketë një mentor në jetën e tij. Babai im ishte mentori im në politikë. Duhet të zgjedhësh njeriun më të afërt që ke, më të sinqertin. Ai ka qenë njeriu që ka udhëhequr rrugëtimin tim në politikë.

     

    Klajda Gjosha nga politika ne gatim rrefimi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    BE shton presionin ndaj Meta-s, kërkon ndryshime në Facebook dhe Instagram, kompania përballet me rrezikun e një gjobe të lartë

    July 23, 2026

    Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca pasi hodhi ujë në drejtim të Ramës

    July 23, 2026

    BE gjobit Google me 890 milionë euro, favorizoi shërbimet e veta dixhitale ndaj konkurrentëve

    July 23, 2026

    Punimet në rrugën “Adria” në Durrës, Rama: Ky investim është një tjetër hap drejt përmirësimit të infrastrukturës urbane

    July 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.