Site icon Informohu siç duhet

Nga krimi i pr*stitucionit të 19-vjeçares tek vjedhja e parave të babait/ Çfarë po ndodh në Fier?

Nga krimi i pr*stitucionit të 19-vjeçares tek vjedhja e parave të babait/ Cfarë po ndodh në Fier?

Policia e Fierit ka realizuar arrestimin e një 19-vjeçareje pasi akuzohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Mësohet se shtetasja A. D., 19 vjeçe ishte e dënuar për krime në fushën e prostitucionit.

Sakaq Policia e Fierit ka vënë në pranga një tjetër shtetase. Sipas burimeve mësohet se L. I., 46 vjeçe u arrestua pasi i  vodhi një shumë parash babait të saj.

Njoftimi i Policisë

Komisariati i Policisë Fier ndaloi shtetasit e shpallur në kërkim:

-Mario Saimeja, 21 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”;

-A. T., 28 vjeçe, banuese në fshatin Luar, pasi ka dalë jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për krime në fushën e narkotikëve.

Gjithashtu, arrestoi shtetasen A. D., 19 vjeçe, banuese në Fier, pasi ka dalë jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për krime në fushën e prostitucionit.

Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-E. P., 32 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Divjakë-Lushnjë”, automjeti që drejtonte kjo shtetase, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. L., 41 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë 1 pasagjere në automjetin që drejtonte 41-vjeçari;

-M. Sh., 32 vjeçe, banuese në Kavajë, pasi ditën e djeshme, në qytetin e Lushnjës, automjeti që drejtonte kjo shtetase, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi H. T., i cili si pasojë ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-L. I., 46 vjeçe, banuese në Divjakë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, babait të saj;

-K. T., 70 vjeç, banues në fshatin Çiflik, Lushnjë, pasi zjarri që ky shtetas ka ndezur për të djegur mbeturina në tokën e tij, si pasojë e erës, ka dalë jashtë kontrolli dhe ka djegur rreth 30 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version