Ndonëse emri i saj u bë i njohur pas pjesëmarrjes në “She’s on Top” si konkurrente që mbajti gjallë debate të shumta, Xheneta Fetahun së shpejti do e shikojmë në karrigen e opinionistes në këtë program.
Lajmi i papritur është bërë publik nga disa postime të bëra në rrjet në lidhje me spektaklin në fjalë.
“Dikur konkurrente, tani opinioniste, Xheneta premton shoë dhe komente pa filtra” shkruhej në postimin e bërë.
Në lidhje me këtë njoftim të papritur, nga ana e Xhenetës nuk ka patur një reagim personal. Ajo thjesht ka ripostuar postime në lidhje me lajmin.

