Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Imami Leonard Çela: Ligji i barazisë zhbën bërthamën familjare

    Zgjedhjet e pjesshme/ Reagon kryeministri Rama, uron kryebashkiakët e rinj: 5 Bashki, 5 fitore

    Senati çon përpara projektligjin që mund të hapë Qeverinë amerikane

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Nga heqja e ligjit të luftës me Greqinë tek interpelanca me ministret e Shëdetësisë dhe Arsimit, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend

    July 18, 2024
    Nga heqja e ligjit të luftës me Greqinë tek interpelanca me ministret e Shëdetësisë dhe Arsimit, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend
    Pamje nga Kuvendi i Shqipërisë.

    TIRANË– Ditën e sotme Kuvendi zhvillon seancën plenare të radhës, ku në rend të ditës do të jetë diskutimi për Projektdeklaratën “Për forcimin e bashkëpunimit me Republikën e Greqisë dhe heqjen e ligjit të luftës” .

    Do të zhvillohen gjithashtu edhe dy interpelanca me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa dhe me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

    Sot Kuvendi do të shqyrtojë edhe disa raporte vjetore të institucioneve, të Avokatit të Popullit, Bankës së Shqipërisë, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Autoritetit të Konkurrencës, të Institutit të Statistikave (INSTAT) si dhe të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2023.

    Projektligji  “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane, dhe Komisionit Evropian për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Maqedonia e Veriut- Shqipëri 2021-2027” do të jetë një tjetër çështje që do të shqyrtohet sot nga Kuvendi.

    Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Francës dhe Komisionit Evropian për programin e bashkëpunimit (lnterreg VI-C) URBACT IV 2021- 2027”.

    Gjithashtu, Kuvendi do të diskutojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë, përfaqësuar nga Rajoni i Emilia Romagna-s, dhe Komisionit Evropian për programin lnterreg (lnterreg VI-B) IPA Adriatik- Jon”.

    Në rend të ditës do të jenë edhe projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për themelimin e Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV)” si dhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës Helene dhe Komisionit Evropian për programin e bashkëpunimit ndërkufitar (Interreg VI-A) IPA Greqi -Shqipëri 2021-2027”.

    Kuvendi do të marrë në shqyrtim edhe projektvendimin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokateve si dhe projektvendimin “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik” .

    Gjithashtu, Kuvendi do të miratojë disa pr/rezoluta për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Prokurorit të Përgjithshëm, të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), të Këshillit të Lartë Gjyqësor si dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

    heqja e ligjit të luftës me Greqinë interpelanca Kuvend Seanca Plenare 18 Korrik 2024
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Imami Leonard Çela: Ligji i barazisë zhbën bërthamën familjare

    November 10, 2025

    Zgjedhjet e pjesshme/ Reagon kryeministri Rama, uron kryebashkiakët e rinj: 5 Bashki, 5 fitore

    November 10, 2025

    Senati çon përpara projektligjin që mund të hapë Qeverinë amerikane

    November 10, 2025

    Shqipëria në sprintin final/ Botërori kalon nga Spanja, Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit

    November 10, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, 10 Nëntor 2025

    Mos jini kategorik dhe të prerë/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

    Këto katër shenja të horoskopit do ta gjejnë dashurinë në nëntor

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.