TIRANË– Shëndeti mendor është i rëndësishëm sikurse çdo gjë tjetër në trup, por problemet me shëndetin mendor duket se krijojnë vështirësi teje të mëdha në jetën e një njeriu.
Për të folur për këtë temë ka qenë e ftuar në “Pa Filtra” në Media Radar, psikologia Anora Kroj. Anora nuk ka folur vetëm për shëndetin mendor tek njerëzit jo të njohur por edhe për personazhet e shoëbizit, këngëtarë, aktor, modele, etj.
Kë ndonjë vajzë apo djalë që i përket tregut tonë shqiptar dhe po merr një këshillë, një ndihmë një asistim nga ana jote. E ke në mbikqyrje apo s’ke fare.
Psikologia: Pa përmendur emra po them. E pohoj. Mua e di çfarë më gëzon dhe çdo profesionist të shëndetit mendor, po jo vetëm. I intereson suksesi që ka pacienti, në fund sa ja del ai.
A e shikon ti si formë paragjykimi, këta e kanë si kompleks në vetvete, që pse ta themi ne se kemi nevojë për psikologe?
Psikologia: Sipas të gjitha diskutimeve, sepse ne jemi dhe grup psikologësh që bëjmë supervizim dhe e kemi të detyrueshme për ta bërë këtë gjë. Po ka raste që mund ta ketë marrë ndihmën psikologjike por asnjëherë nuk e kanë prononcuar dhe kanë menduar të ndajnë me audiencën e tyre që janë kanë dalë vet./Radar.al


