TIRANË– Të paktën 5 persona janë vënë në pranga nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Policia e Tiranës.
Shtetasi M. T., 24 vjeç dhe E. D., 26 vjeç janë arrestuar për veprat penale “Përndjekja”, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, të dy banues në Tiranë.
Gjithashtu është arrestuar nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 edhe shtetasi K. B., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një 35-vjeçare dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj, si dhe ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin K. D., 50 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Policia e Tiranës gjithashtu ka arrestuar edhe shtetasin S. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Tiranë/Arrestohen 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike ndaluan shtetasit M. T., 24 vjeç dhe E. D., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Përndjekja”, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. B., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një 35-vjeçare dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj, si dhe ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin K. D., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin S. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.