Tragjedia në “Qafën e Koshovicës” merr një kthesë të dhimbshme. 15-vjeçari që u plagos rëndë në aksidentin rrugor disa ditë më parë dhe u nxor i gjallë nga mjeti falë ndërhyrjes heroike të efektivit Mustaj, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Ngjarja kishte prekur opinionin publik, pasi polici rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar adoleshentin nga automjeti i shkatërruar. Megjithatë pavarësisht përpjekjeve mjekësore, i riu nuk arriti t’u mbijetonte dëmtimeve.
Radar.al


