TIRANË– Kryeministri Edi Rama të premten inaguroi tunelin e Llogarasë, ndërsa ditën e sotme përmes një postimi në Facebook ka ndarë një video me opinionet që kanë qytetarët për këtë investim të bërë nga Qeveria.
Në video dëgjohen të flasin disa udhëtarë të cilët janë të kënaqur me finalizmin e tunelit.
“Kam lëvizur në të gjithë Europën por si ky lloj tuneli nuk kam parë. Bravo kryeministri.”- thotë një qytetar.
Ndërkohë janë të shumtë qytetarët që shprehen:
Qytetari 1: I lumshin duart.
Qytetari 2: Shumë bukur.
Qytetari 3: Shkëlqyeshëm.
Qytetari 4: Shumë rrugë e mirë, me standarte, jemi shumë të kënaqur.
Qytetari 5: Kjo ishte një ëndërr e bukur për ne shqiptarët, kjo ishte një gjë fantastike. Ta gëzojnë shqiptarët kudo që janë. Edhe të huajt bashkë me neve.
Qytetari 6- Shpëtuam, shpëtuam.
Kanë qenë të pafundme mesazhet pozitive dhe falenderuese për këtë tunel, i cili e bën më të lehtë udhëtimin drejt jugut të Shqipërisë./Radar.al