Site icon Informohu siç duhet

Nga alarmi i kuq deri tek i verdhi/ Moti i keq në Itali, mbyllen shkollat

ITALI– Prej shumë ditësh moti i keq ka goditur pjesën më të madhe të Italisë, ndërsa probleme kanë pasur edhe zona të tjera të vendit.

Është dhënë alarmi i kuq, shkollat rajonin e Emilia-Romagna janë mbyllur, gjithashtu edhe në Liguria(Gjenova), Piemonte dhe Toskanë janë regjistruar situata të vështira në dy ditët e fundit.

Ndërkohë Sicilia është prekur edhe nga stuhitë të cilat po vënë në provë brigjet e lumenjve.

Mbrojtja Civile ka lëshuar tashmë një alarm portokalli për të dielën, e 20 Tetorit, për Kalabrinë jugore dhe Joniane, një pjesë të madhe të Emilia-Romagna, sektorë të mëdhenj të Veneto dhe Basilicata dhe sektorët juglindorë të Lombardisë.

Alarmi i verdhë në Campania, Pulia, Abruzzo, Molise dhe në sektorët e Marche, Kalabria, Basilicata, Toscana, Emilia-Romagna, Piemonte, Lombardia, Veneto dhe provinca autonome e Bolzanos./La Repubblica/ Radar.al

Exit mobile version