Site icon Informohu siç duhet

Nga aktore, psikologe, Miss, njihuni nga vijnë moderatoret e ‘Goca dhe Gra’: Ky është sekreti ynë…

Duke nisur nga fituesja e BBV3 dhe deri tek e dashura e Romeo Veshaj këto janë 5 moderatoret e emisionit Goca dhe Gra: Egla Ceno, Heidi Baci, Rudina Dembacaj, Xhilda Luzi dhe Jorida Rustemi.

Ato kanë publikuar në Instagram komente pasi emrat e tyre u zyrtarizuan.

Xhilda_luzi: Është e vështirë të bësh 2 mendje bashkë, imagjinoni 5  por na bashkon dëshira për të sfiduar veten dhe për të sjellë energji tjetër. Sepse kur forca të ndryshme bashkohen, krijohet një ekuilibër i pazakontë – dhe ky është sekreti ynë!”

Pesë personalitete që kanë më shumë energji se një kafe e fortë.
Përgatituni, sepse pesë është numri magjik këtë sezon!

Rudinadembacaj” Sa të mira ne, ka lezet kur nuk flasim!  Jam shumë e lumtur që rikthehem në @topchannelalbania nga 5 tetori, çdo të shtunë ora 22:00 me @gocadhegra

Egla Ceno: Ky kast i mrekullueshëm zonjash që Top Channel bëri bashkë për sezonin e ri të “Goca dhe Gra”. E lumtur që jam pjesë

Sakaq, Jorida Rustemi dhe Heidi Baci nuk kanë preferuar të bëjnë komente.

Jorida Rustemi mban titullin Doktoreshë, Psikologe Klinike dhe Këshillimi, figurë publike, Përgjegjëse e Departamentit të Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit pranë Universitetit Barleti.

Xhilda Luzi në vitin 2018 u bë pjesë e emisionit të së dielës në “Top Chanel” dhe u quajt “zbulimi i Manushit’. Ajo ka fituar ‘Miss Durrësi 2009’.

Kisha vendosur t’i rikthehesha televizionit dhe ishim në bisedime për të gjetur një hapësirë ku mund të përshtatesha. Ishte rastësia përsëri që më bashkoi me Manushin. Gjatë “Top Arenës” ku isha e ftuar, Manushi më tha që ne të dy duhet të takohemi për të folur për emisionin e të dielës. Mesa duket, ishte ajo që kërkonim të dy dhe kështu lindi bashkëpunimi. Manushi më thotë shpeshherë me shaka që “ti do jesh zbulimi im televiziv” dhe më besoni, nuk e thotë për faktin që kam qenë miss”, thoshte Xhilca në media asokohe.

Rudina Dembacaj dhe Egla Ceno vijnë nga bota e kinematografisë.

Përgatiti Radar.al

Exit mobile version