Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Raporti i KLSH: Siguria në shkolla përkeqësohet, mungon koordinimi institucional

    Pas foltores në Durrës, Ervin Salianji i bashkohet protestës para Kryeministrisë (Foto)

    Video/ Myrto Uzuni ia merr këngës me Ylli Bakën në dasmën e motrës: Do rrihet dhe Polonia…

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Nga Adams tek Berlusconi: Bota nuk i pezullon zyrtarët nën hetim. Shqipëria po!

    November 27, 2025

    Nga Ardit Rada

    Në shumë prej demokracive perëndimore, zyrtarë të nivelit më të lartë janë përballur me akuza penale apo hetime të hapura, por pa u arrestuar apo pezulluar menjëherë nga detyra. Kjo praktikë duket se është pjesë e kulturës juridike që respekton parimin e prezumimit të pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë. Këta zyrtarë, të ekspozuar ndaj akuzave, kanë vijuar detyrën deri në momentin kur proceset ligjore kanë dhënë një përgjigje përfundimtare.

    Ndërkohë, në Shqipëri po krijohet një precedent krejt tjetër: arrestime, masa shtrënguese dhe izolime të funksionarëve të zgjedhur apo ish-zyrtarëve para se hetimet të përfundojnë, duke prodhuar një kontrast të fortë mes praktikave ndërkombëtare dhe realitetit vendas. Raste si ata të ish-kryebashkiakëve apo ish-ministrave që ndodhen pas hekurave, ndonëse hetimet ndaj tyre janë ende në zhvillim, duhet të kishin hapur një debat të gjerë qoftë edhe parlamentar, për rishikimin e ligjeve të drejtësisë së reformuar. Sepse sot kuptojmë se nuk është marrë parasysh proporcionaliteti mes masave dhe ndikimit të tyre tek funksionimi i institucioneve.

    Ky diskutim duhej intensifikuar edhe me shumë në rastin e zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën në opinionin publik po shtrohet çështja se pezullimi nga detyra, për sa kohë hetimet nuk kanë përfunduar, do të krijonte një precedent të rrezikshëm.

    Pezullimi i një zyrtari të rangut të lartë para se të ketë një vendimmarrje nga gjykata nënkupton privim të funksioneve ekzekutive, përfshirë të drejtën e firmës. Kjo ngre pyetjen: në kushtet kur në Ministrinë e Infrastrukturës ka zv.ministra, po vendimet e Këshillit të Ministrave kush do t’i firmosë në mungesë të Kryeministrit? Sepse Zv/Kryeministrja është e pezulluar…

    Pezullimi i Ballukut bëhet edhe më i diskutueshëm kur merret parasysh rasti i lirimit të Sali Berishës nga arresti shtëpiak. Për ata që nuk e mbajnë mend, Berisha u lirua nën arsyetimin se “punon” si lider i opozitës dhe i duhej kësaj të fundit për fushatën e 2025-ës. Pra vendimmarrja gjyqësore u ndikua drejtpërdrejt nga nevojat politike të një partie. Ndërsa fakti që ministrja Balluku ka si detyrë t’i shërbejë të gjithë qytetarëve, çuditërisht nuk është marrë në konsideratë.

    Më poshtë janë disa nga rastet më të njohura në vendet perëndimore, ku zyrtarë të nivelit të lartë kanë qenë nën hetim me akuza të komunikuara publikisht, por kanë vazhduar detyrën deri në përfundimin e proceseve:

    * Eric Adams, Kryetar i Bashkisë së Nju Jorkut (SHBA)
    Akuza të raportuara: Dyshime për konspiracion në financim elektoral dhe ryshfet.
    Adams vijoi detyrën pavarësisht hetimeve të gjera federale.

    * Silvio Berlusconi, ish-Kryeministër i Italisë
    Akuza: Korrupsion, mashtrim fiskal, shpërdorim detyre.
    Për pjesën më të madhe të proceseve gjyqësore, Berlusconi ka vazhduar normalisht aktivitetin si Kryeministër.

    * Éric Dupond-Moretti, Ministër i Drejtësisë në Francë
    Akuza: Abuzim me detyrën dhe ndërhyrje të mundshme në procedime penale.
    Ai nuk u pezullua nga detyra, duke vijuar funksionin deri në përfundimin e gjykimit.

    * José Blanco, Ministër i Punëve Publike në Spanjë
    Akuza: Favore ndaj kompanive të ndërtimit dhe korrupsion.
    Në Spanjë, si rregull, vetëm një dënim i formës së prerë çon në largim nga detyra; procesi ndaj tij u rrëzua nga Gjykata e Lartë për mungesë provash.

    * Vassilis Papageorgopoulos, Kryebashkiak i Selanikut
    Akuza: Shpërdorim i fondeve publike.
    Ka vijuar detyrën deri në momentin kur drejtësia mori një vendim.

    Shembujt e mësipërm tregojnë se demokracitë perëndimore ndjekin një standard të qartë: zyrtarët nuk largohen automatikisht nga detyra për shkak të hetimeve, por vetëm nëse gjykata vendos dënim të formës së prerë. Në Shqipëri, zhvillimet e fundit shkaktojnë shqetësim se po krijohet një traditë e re, ku masat e sigurisë paraprake mund të shndërrohen në mjet për paralizim institucional, anashkalim të prezumimit të pafajësisë dhe krijim krizash politike të panevojshme. Në këtë kontekst, rasti i zv.kryeministres Balluku, si dhe mënyra se si po trajtohen figura të tjera politike, përbëjnë më shumë sesa çështje juridike: Janë së paku tregues të një debati të munguar për drejtësinë, balancën e pushteteve dhe funksionimin e shtetit.

    Berlusconi Eric Adams zyrtarët nën hetim
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Raporti i KLSH: Siguria në shkolla përkeqësohet, mungon koordinimi institucional

    December 8, 2025

    Pas foltores në Durrës, Ervin Salianji i bashkohet protestës para Kryeministrisë (Foto)

    December 8, 2025

    Video/ Myrto Uzuni ia merr këngës me Ylli Bakën në dasmën e motrës: Do rrihet dhe Polonia…

    December 8, 2025

    Jo vetëm për njerëzit, tani barnat për humbje peshe edhe për kafshët shtëpiake

    December 8, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi December 4, 2025

    “Blerje masive në tregun imobiliar”/ Eksperti: Ja trendi i ri

    TIRANË- Tregu imobiliar vitet e fundit ka marrë hov përveçse në kryeqytet edhe në qytetet…

    Philipp Plein Residence prezantohet në Abu Dhabi si një projekt ambicioz në zemër të Europës: Ujka dhe Ivanaj: Të vendosur që të çojmë më lart emrin e Shqipërisë


    Ekspertja imobiliare Eriola Canga: Philipp Plein dhe Mohamed Alabbar do rrisin çmimin e pronës

    Një kompani “fantazmë” blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Tre shenjat e horoskopit që mund të zhgënjehen gjatë festave të fundvitit

    Parashikimi i horoskopit 8 Dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Shenjat e zodiakut që do të kalojnë shumë mirë gjatë festave, 3 më të bekuarit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.