Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se është trajtuar për kancer të prostatës, një diagnozë që u mbajt e fshehtë për rreth dy muaj.
Sipas deklaratës së tij, problemi u zbulua pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për zmadhimin e prostatës në dhjetor 2024. Gjatë kontrolleve pas operacionit, mjekët identifikuan një tumor malinj shumë të vogël, më pak se një centimetër, i cili ishte në fazë të hershme dhe pa shenja përhapjeje në pjesë të tjera të trupit.
Netanyahu theksoi se trajtimi ka rezultuar i suksesshëm dhe se tumori është eliminuar plotësisht. Ai shtoi se publikimi i raportit shëndetësor u shty qëllimisht, për të shmangur përdorimin e tij për propagandë nga Irani.
“Jam mirë, ishte një problem i vogël që u trajtua plotësisht,” u shpreh ai.

