Site icon Informohu siç duhet

Netanyahu shpall fitore historike: Kjo do të mbetet për breza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu drejtua kombit përmes një videomesazhi, duke përshëndetur atë që e cilësoi si një “fitore historike” për Izraelin.

Ai theksoi se kjo fitore do të mbetet e paharrueshme dhe do të “qëndrojë për breza”, raporton Telegrafi.

Netanyahu gjithashtu falënderoi ish-presidentin amerikan Donald Trump, duke e cilësuar si “mikun më të mirë që Izraeli ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë”.

Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan luajti një rol kyç në arritjen e armëpushimit midis Iranit dhe Izraelit, duke bërë që palët të bien dakord të mos shkëmbejnë më zjarr, pas një konflikti që zgjati pothuajse dhjetë ditë.

Exit mobile version