Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka konfirmuar se Izraeli do të vazhdojë operacionet ushtarake kundër Iranit, ndërsa konflikti hyn në javën e gjashtë.
Gjatë një takimi në selinë ushtarake në Tel Aviv, ai deklaroi: “Së bashku me miqtë tanë amerikanë, po vazhdojmë të shtypim regjimin terrorist në Iran. Po eliminojmë komandantët dhe po godasim urat dhe infrastrukturën”.
Netanyahu shtoi se forca ajrore izraelite ka “shkatërruar 70% të kapaciteteve të prodhimit të çelikut të Iranit”, duke privuar ushtrinë iraniane nga burimet e financimit dhe aftësia për prodhimin e armëve.
Ai theksoi se ka një koordinim të plotë mes tij dhe presidentit Donald Trump, si dhe mes ushtrisë izraelite dhe asaj amerikane, dhe se operacionet do të vazhdojnë.
“Ky regjim është më i dobët se kurrë – Izraeli është më i fortë se kurrë”, tha ai, duke shtuar se ushtria izraelite po sulmon edhe Hezbollahun dhe po zgjeron zonën e sigurisë në jug të Libanit, ku po zhvillon një pushtim tokësor.

