Të dielën, më 26 tetor, Shqipëria, ashtu si shumica e vendeve evropiane, do të kthehet zyrtarisht në orën dimërore.
Në orën 03:00 pas mesnate, akrepat do të lëvizin 60 minuta pas, duke kaluar në orën 02:00. Ky ndryshim sinjalizon nisjen e periudhës dimërore, me më pak dritë dielli gjatë ditës dhe net më të gjata.
Ora dimërore do të mbetet në fuqi deri në natën mes 28 dhe 29 marsit 2025, kur do të rikthehet përsëri ora verore.
Edhe pse Bashkimi Europian ka diskutuar në vitet e fundit për heqjen e praktikës së ndryshimit të orës, një vendim përfundimtar ende nuk është marrë.
Ndryshimi i orës pritet të sjellë si çdo vit avantazhe dhe disavantazhe, veçanërisht në përshtatjen e organizmit dhe ritmit të përditshëm të qytetarëve.

