Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga nënstacioni i ri elektrik në Fier, duke njoftuar se ai është tashmë i gatshëm.
Në postimin e tij në Facebook, Rama thekson se ky investim është realizuar me standarde moderne. Ai shpjegon se nënstacioni i ri do të përmirësojë furnizimin me energji elektrike në të gjithë zonën dhe do të rrisë sigurinë e rrjetit.
“Nënstacioni i ri elektrik në Fier është gati.
Ky investim modern do të përmirësojë cilësinë e furnizimit me energji për zonën dhe do të rrisë sigurinë e rrjetit”, shkruan Rama.
Radar.al


