Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e trefishtë në lagjen “Stari Aerodrom” të Podgoricë, ku dyshohet se tre persona janë vrarë gjatë natës në një apartament.
Sipas deklarimeve të Drejtorit të Prokurorisë Themelore në Rozhajë, Aldin Kalaq, nëna e të dyshuarit Vehid Muriq (25) ka njoftuar policinë pasi i biri i kishte pranuar krimin.
Ai mësohet t’i ketë thënë nënës se “i ka njollosur duart me gjak” përpara se të largohej nga banesa. Pas kësaj, nëna e tij ka kontaktuar autoritetet policore. Ai është arrestuar nga policia.
Autoritetet kanë mohuar raportimet se i dyshuari ishte denoncuar më herët për dhunë në familje, duke sqaruar se nuk ka pasur raportime të tilla ndaj tij.
Policia e Drejtoria e Policisë së Malit të Zi, në bashkëpunim me Prokurorinë në Podgoricë, ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e të dyshuarit dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të ndihmojnë me informacione.
Sipas hetimeve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas mosmarrëveshjeve personale dhe është kryer me armë të ftohtë. Tre persona kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa kërkimet për autorin vijojnë intensivisht.

