Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Nish, nën masa të rrepta sigurie, për sfidën ndaj Serbisë që do të luhet të shtunën në orën 20:45 në stadiumin e Leskovacit, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.
Delegacioni kuqezi është shoqëruar gjatë gjithë rrugës nga forca të shumta policie, ndërsa udhëtimi ka kaluar pa asnjë incident. Atmosfera në kampin kuqezi është pozitive, me skuadrën e Sylvinhos që beson te një rezultat historik përballë rivalëve serbë.


