TIRANË– Gazetari i njohur Elton Tozaj ka qenë i ftuar në Media Radar në emisionin “PA FILTRA” ku ka folur gjatë për personazhet e Big Brother VIP 5.
Gjithashtu ai është pyetur edhe sesi e sheh rolin e Monika Kryemadhit e cila këtë vit është si opinioniste në BBV, por njëherësh ka edhe një çështje ende të pazgjidhur me SPAK-un.
Përfshirja e Monika Kryemadhi si opinioniste e Big Brother, jo vetëm që ka bërë zhurmë lart e poshtë por njëkohësisht ajo ka edhe një çështje të pazgjidhur ende me SPAK-un. A është duke e përdorur realisht ajo këtë gjë për show mediatik.
Tozaj: Jo përgjegjësisë nuk i shpëton ajo, por unë mendoj se Monika e shfrytëzon këtë për të rehabilituar imazhin e saj dhe po bën shumë mirë.
A mund ta shikosh ti këtë si një trend për faktin se shumë personazhe nga politika.
Tozaj: SPAKU merret me poltikën, patjetër që në poltikë do jenë ata. Ajo do të rehabilitojë figurën e saj, kaq. Për mua po bën shumë mirë. Ta bëjë është ok është punë e saj.
Ndërsa sa i përket Alekta Vejsiut e cila ishte e ftuar vetëm në një prime, të martën që lamë pas në studion e BBV5, Tozaj u shprejh se e pëlqen tej mase moderatoren në punën e saj dhe se duhet Alketa duhet të bëjë me urgjencë Big Brother VIP Albania./Radar.al

