Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Në rast të aneksimit të Groenlandës, politikani gjerman Hardt sugjeron bojkotimin e Kupës së Botës në SHBA

    Ambasadori Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët

    Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Në vitin 2024 u mbyllën 27 biznese me mbi 50 punonjës, shumica në Tiranë dhe Elbasan

    June 18, 2025
    Në vitin 2024 u mbyllën 27 biznese me mbi 50 punonjës, shumica në Tiranë dhe Elbasan

    TIRANË– Gjatë vitit të kaluar, 27 biznese me mbi 50 punonjës u mbyllën ose ranë poshtë pragut të punësimit 50+ prej vështirësive që ka krijuar rënia e euros dhe sfidat demografike në qarqe. Të dhënat tregojnë se Elbasani humbi një të pestën e bizneseve të mëdha (-21 %), duke reflektuar vështirësitë në metalurgji, përpunim druri e fasoneri.

    Lezha, Dibra, Kukësi, Gjirokastra regjistruan rënie nga 4% në 14%, ku përveç kursit të këmbimit, tkurrja e shpejtë e popullsisë nuk po favorizon bizneset më shumë punonjës. Tirana që zotëron strehon 56% të totalit të bizneseve me mbi 50 punonjës përjetoi vitin e kaluar 13 falimente, kryesisht prodhues tekstilesh dhe përpunim ushqimor.

    Nga ana tjetër, Berati dhe Vlora, Durrësi dhe Korça kishin rritje në numër të bizneseve me mbi 50 punonjës si pasojë e zhvillimeve pozitive në turizëm dhe logjistikë. Prej dy vitesh, Euro ka humbur rreth 15% të vlerës kundrejt lekut. Ky dobësim ka rrënuar fitimet e sektorëve si fasoneria, përpunimi i metaleve, drurit dhe materialeve të ndërtimit etj.

    Teksa bizneset nuk munden të rrisin çmimet e eksporteve në tregjet e Eurozonës, nga ana tjetër kosto e pagave, energjisë dhe lëndëve të para brenda vendit u rriten prej zhvillimeve në kursin e këmbimit.

    Çdo kompani në grupin 50+ punëson mesatarisht 90-100 vetë, ndaj humbja e 27 bizneseve do të thotë rreth 2500 vende pune potencialisht të humbura. Përveç Euros, edhe rënia e popullsisë po ndikon në mbylljen e bizneseve me shumë punonjës në qarqe.

    Dy qarqet me rënien më të madhe të popullsisë Shkodra dhe Dibra po humbasin edhe sipërmarrjet me shumë “50+”. Emigrimi i grup-moshave 20-40 vjeç ka boshatisur bazën e punëtorëve të tekstilit, përpunimit ushqimor dhe drurit. Kompanitë po përballen me vonesa të porosive dhe rritje pagash për të mbajtur stafin. Me pak banorë dhe ekonomi më të vogël, degët bankare në Dibër e Shkodër kanë zvogëluar portofolin e kredisë në disa qarqe, teksa falimentet po rriten./Monitor

    “E nesërmja, magneti im”/ Mëkatet e Berishës: Të shumta, lëri mos i numëro

    elbasan Tiranë u mbyllën 27 biznese
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Në rast të aneksimit të Groenlandës, politikani gjerman Hardt sugjeron bojkotimin e Kupës së Botës në SHBA

    January 17, 2026

    Ambasadori Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët

    January 17, 2026

    Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

    January 17, 2026

    Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

    January 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Kjo shenjë dashuron fort, por lodh shpejt. Pse lidhjet me Dashin janë të rrezikshme

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi për ditën e sotme 15 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.