Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Debati për zhurmën përfundon në dhunë në Golem, arrestohen menaxheri dhe një punonjës i resortit Diamma

    Stuhia e fuqishme përfshin Shqipërinë, pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ja situata në vend

    Kush është Gadi Eisenkot, ish-gjenerali që po sfidon Benjamin Netanyahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Në vitin 2023, norma e fitimit në ekonomi 11,3%

    April 2, 2025
    Në vitin 2023, norma e fitimit në ekonomi 11,3%

    TIRANË- Normat e fitimit tek bizneset po ndjekin trendin e zhvendosjes së ekonomisë nga prodhimi tek ndërtimi dhe turizmi. Zhvillimet teknologjike gjithashtu po shndërrohen në parajsë fitimesh për aktivitetet e kësaj fushe. Norma e përgjithshme e fitimeve në ekonomi rezultoi 11.3% më 2023 nga 9.1 për qind që ishte në vitin 2022, sipas informacioni zyrtar ekonomik mbi ndërmarrjet nga INSTAT.

    Në vitin 2023 bizneset në aktivitetet e shërbimeve profesionale, shërbimeve të informacionit dhe aktiviteteve të pasurive të paluajtshme kishin norma  fitimi mbi 28-30 për qind (shiko tabelën e mëposhtme). Në anën tjetër bizneset e telekomunikacionit, prodhimit të këpucëve, veshjeve dhe tregtisë me shumicë kishin norma më të ulëta të fitimit. 2.5-6%.

    Pas pandemisë dhe me plakjen e shpejtë të popullsisë ka një trend të rritje të aktiviteteve të shërbimeve të shëndetit dhe gjithashtu edhe fitimeve të tyre. Në vitin 2023 bizneset në fushën e shëndetësie dhe punës sociale kishin normë fitimi 23 për qind. Me fitime më të larta se mesatarja ishin edhe aktivitetet në sektorin e prodhimit të energjisë elektrike. Bizneset e kësaj fushe patën fitime sa 23.2 për qind e të ardhurave me 2023. Kompanitë që prodhojnë energji nga hidrocentralet kanë norma të larta fitimi. Pasi përfundojnë investimet ata kanë kosto të ulëta operacionale kundrejt çmimeve gjithnjë e në rritje për energjinë nga burimet e rinovueshme.

    Aktivitet e postës dhe magazinimit hyjnë në rendin e aktiviteteve me norma të larta fitimi. Blerjet dhe tregtia online po gjeneron aktivitet për kompanitë postare, të cilat realizuan fitime sa 21.4 për qind te të ardhurave. Hoteleria renditet në top listën e aktiviteteve me fitim të lartë më 2023. Bizneset në këtë sektor kishin fitime sa 21 % e të ardhurave, si rrjedhojë e rritjes së vizitoreve dhe net- qëndrimeve. Gjithashtu fitime mbi mesataren e përgjithshme kishin edhe aktivitetet e publikime dhe prodhimit të programeve 18%, restoranteve 17%, bizneset në prodhimin e mineraleve 17%, transporti dhe arsimi me 13.8 për qind secila.

    Bizneset në sektorin e ndërtimit i kishin fitime 12.3% te të ardhurave, pak më shumë se mesatarja e përgjithshme. Në krahun tjetër industria përgjithësisht, prodhimi i veshjeve, këpucëve, mobilieve, tregtia, agjencitë e udhëtimit kishin fitime me ulëta se mesatarja kombëtare. Në disa aktivitete të prodhimit për eksport normat e fitimit ishin nën presionin e humbjeve që erdhën nga rënia e vlerës së euros në këmbim me lekun./Monitor

    950 mijë “kursimtarë” kanë zero lekë në banka, 4.5% e depozituesve kanë 58% të kursimeve totale

    E zhdukur prej 25 Marsit në Itali, gjendet e vr*rë në pyll 22-vjeçarja shqiptare

    E vr*u dhe e futi brenda një valixheje/ Ilaria Sula gjendet e vd*kur në pyll, arrestohet i dashuri filipinez

    E vr*u me th*kë në apartamentin e tij/ Si i dashuri filipinez përdori celularin e Ilaria Sulës pasi e hodh në pyll

    2023 norma e fitimit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Debati për zhurmën përfundon në dhunë në Golem, arrestohen menaxheri dhe një punonjës i resortit Diamma

    July 21, 2026

    Stuhia e fuqishme përfshin Shqipërinë, pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ja situata në vend

    July 21, 2026

    Kush është Gadi Eisenkot, ish-gjenerali që po sfidon Benjamin Netanyahun

    July 21, 2026

    Zelensky shkarkon komandantin e ushtrisë ukrainase, vendimi vjen pas tensioneve politike

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.