Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pse duhet të shqetësohemi më shumë për çmimin e naftës sesa për benzinën

    Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

    Balluku dhe Rama vizitojnë familjen Mone në Fier: Mikpritje dhe urime!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Në vend po qarkullon viroza që prek stomakun/ Mjekët: Kujdes, është infektive. Mos u vetëmjekoni!

    August 26, 2025
    Në vend po qarkullon viroza që prek stomakun/ Mjekët: Kujdes, është infektive. Mos u vetëmjekoni!

    Në vendin tonë po qarkullon një virozë e cila ka prekur rrugët e stomakut dhe zorrëve, duke sjellë tek shumë pacientë pështjellime që zgjasin 3–4 ditë.

    Mjekët e familjes në qendrat shëndetësore thonë se gastroenteritet e vërejtura së fundi janë të shkaktuara nga viruset dhe kanë sjellë simptomatikë komplekse.

    “Ky është një gastroenterit sezonal, inflamacion i stomakut dhe i zorrëve. Në shumë raste, pacientët kanë diarre dy-tri herë në ditë, nauze, të vjella, dhimbje stomaku, krampe abdominale, dhimbje muskulare, anoreksi dhe herë-herë shoqërohet me temperatura subfebrile deri në 37,5 gradë. Fluksi më i shtuar i pacientëve ka qenë në moshat mbi 65 vjeç dhe fëmijët e vegjël,” thotë mjekja e familjes Barie Karasani.

    Mjekët thonë se duhet bërë kujdes me pacientët e prekur, pasi në ditët e para ata janë shumë infektues për të tjerët në familje.

    “Personat me gastroenterit janë kontaminues kur i shprehin simptomat e tyre fillestare,” thekson mjekja e Qendrës Shëndetësore nr. 4.

    Ndërkohë shumë pacientë zgjedhin të vetëmjekohen nëpër farmaci, duke sjellë zgjatje të problematikës shëndetësore.

    “Disa prej tyre përdorin dhe loperamid pa këshillën e mjekut, ndërkohë që loperamidi është i kundërindikuar, sepse i fsheh simptomat. U duket që qetësohen për dy-tri ditë, ndërkohë që sëmundja për tri-katër ditë shfaq simptoma të tjera, duke filluar nga temperatura, diarreja…” tregon Dr. Karasani.

    Mjekët këshillojnë që krahas mjekimit të rekomanduar, pacientët mund të ndihmojnë veten edhe në kushte shtëpie.

    “Sa më shumë lëngje, supa të ndryshme, ushqime të lëngshme, lëngje pa gaz dhe në mënyrë të shpeshtë,” këshillon mjekja e familjes.

    Problematika shëndetësore e konstatuar lidhet me stinën e verës, e cila shton ngarkesat virale dhe bakteriale tek çdo grupmoshë.

    është infektive Në vend po qarkullon viroza që prek stomakun
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pse duhet të shqetësohemi më shumë për çmimin e naftës sesa për benzinën

    April 12, 2026

    Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

    April 12, 2026

    Balluku dhe Rama vizitojnë familjen Mone në Fier: Mikpritje dhe urime!

    April 12, 2026

    “O maniak”/ Debat i ashpër mes Rogertit dhe Selin, banori: Një vajzë që…

    April 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Urani hyn në Binjakë pas 84 vitesh, astrologët paralajmërojnë ndryshime të forta deri në 2033

    Shenjat e horoskopit që nuk e përballojnë dot indiferencën!

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 10 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.