Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alegri justifikohet para mediave: Champions në rrezik, ndryshimi i skemës nuk ka lidhje

    Rogerti kërcënon Mateon: Do vi me rracën time te palestra

     Vr*u të bijën në Tiranë/ Libani refuzon ekstradimin e 49-vjeçarit palestinez në Shqipëri

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Rajon

    Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar

    July 2, 2025

    Protestat me bllokim të rrugëve vazhduan në Serbi edhe më 2 Korrik. Protestuesit kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, lirimin e studentëve të arrestuar dhe heqjen e kampit me çadra, që zyrtarët e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) kanë ngritur mes ndërtesës së Presidencës dhe asaj të Kuvendit në Beograd.

    Gazetarët e Radios Evropa e Lirë raportojnë se një grup njerëzish, mëngjesin e së mërkurës, ndaloi trafikun pranë Fakultetit të Elektroteknikës në Beograd, por se policia e largoi pak më vonë nga rruga.

    Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se, natën mes 1 dhe 2 korrikut, janë ndaluar 72 persona nga protestat, si dhe është kontrolluar identiteti i 976 pjesëmarrësve.

    Sipas saj, gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë mbajtur 117 tubime të paparalajmëruara dhe janë bërë 87 bllokada trafiku – prej të cilave 68 në Beograd.

    “Incidente u regjistruan në Zemun, Nish, Novi Sad dhe Valevë, ku disa persona u ndaluan për shkelje të rendit publik dhe kryerje të veprave penale, ndërsa policia veproi në përputhje me ligjin.”-tha Ministria e Brendshme serbe.

    Organizata akademike “Studentët në bllokadë” bëri thirrje për mosbindje civile, pas tubimit të 28 qershorit në Beograd.

    Studentët janë duke protestuar që prej aksidentit në Novi Sad, ku nga shembja e një strehe prej betoni në stacionin hekurudhor më 1 nëntor, humbën jetën 16 persona.

    Kërkesat e tyre përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, identifikimin dhe ndjekjen penale të atyre që kanë sulmuar protestuesit gjatë tubimeve në të gjithë Serbinë, lirimin e aktivistëve të arrestuar në protesta dhe ndërprerjen e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.

    Nga maji, kërkesë e tyre është bërë edhe thirrja e zgjedhjeve të parakohshme, në mënyrë që qeveria e re të mund të punojë për përmbushjen e kërkesave të tyre të mëparshme.

    Megjithatë, protestat tashmë duket se kanë marrë edhe një kthesë nacionaliste.

    Studentët nuk kërkojnë vetëm një shtet më të drejtë, por bëjnë thirrje dhe për mbrojtjen e integritetit territorial të Serbisë dhe të neutralitetit të saj ushtarak./REL

    “Ka ndodhur vetëm një herë në makinë”/ 36-vjeçari dëshmon në Gjykatë, rrëfen si abuzoi s*ksualisht me të bijën

    Pranoi se ka kryer marrëdhënie s*ksuale me vajzën e tij të mitur, lihet në burg 36-vjeçari

    serbi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alegri justifikohet para mediave: Champions në rrezik, ndryshimi i skemës nuk ka lidhje

    April 13, 2026

    Rogerti kërcënon Mateon: Do vi me rracën time te palestra

    April 13, 2026

     Vr*u të bijën në Tiranë/ Libani refuzon ekstradimin e 49-vjeçarit palestinez në Shqipëri

    April 13, 2026

    “E gjetën të varur në dritare”/ Tentoi të grabiste banesën por humbi jetën, vëllai i pronarit: Ishte me maskë dhe doreza

    April 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot, parashikimi i horoskopit 13 Prill 2026

    Urani hyn në Binjakë pas 84 vitesh, astrologët paralajmërojnë ndryshime të forta deri në 2033

    Shenjat e horoskopit që nuk e përballojnë dot indiferencën!

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.