Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Në rast të aneksimit të Groenlandës, politikani gjerman Hardt sugjeron bojkotimin e Kupës së Botës në SHBA

    Ambasadori Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët

    Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Në qarkun e Shkodrës regjistrohen dhjetëra vatra zjarri, situata më kritike në Fushë-Arrëz

    August 12, 2025
    Në qarkun e Shkodrës regjistrohen dhjetëra vatra zjarri, situata më kritike në Fushë-Arrëz

    SHKODËR– Në 24 orët e fundit, në territorin e qarkut Shkodër janë regjistruar dhjetëra vatra zjarri, shumica e të cilave janë izoluar nga ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, policisë, shërbimit pyjor dhe ushtrisë.

    Në Shkodër janë shënuar 11 raste zjarri në zona të ndryshme, përfshirë fshatrat Dragoç, Postribë, Ura e Shtrejtë, Bardhaj, Dajç, Suka Dajç, Berdicë dhe lagjen Kiras në qytet. Të gjitha vatrat u shuan në kohë, duke shmangur përhapjen. Gjithashtu, është ndërhyrë në një vatër në zonën pyjore Baks–Rrjoll (Kënetë Domni), e cila aktualisht është e izoluar nga sipërfaqja ujore.

    Pavarësisht ndërhyrjeve në territorin e saj, Bashkia Shkodër dërgoi 2 automjete zjarrfikëse në ndihmë të bashkive Vau Dejës dhe Malësi e Madhe. Në Malësinë e Madhe janë regjistruar 2 raste zjarri, në fshatin Grumirçezmë (NJA Gruemirë) dhe në malin e Hotit (NJA Kastrat). Aktualisht nuk ka vatra aktive.

    Bashkia Vau Dejës u raportuan 4 raste zjarri, ndër të cilët më problematiku ishte në fshatin Hajmel. Situata u menaxhua pa dëme në njerëz apo banesa. Të gjitha rastet u raportuan në kohë pranë AKMC-së.

    Në Pukë janë shënuar 2 raste zjarri, ku një vatër në fshatin Mesul vijon aktive. Për shkak të erës së fortë, ekziston rreziku që ajo të dalë jashtë kontrollit. Në vendngjarje ndodhet një automjet zjarrfikës me efektivë.

    Fushë-Arrëz- Situata më e rëndë është regjistruar në këtë bashki, ku vatra e nisur në fshatin Xath u përhap gjatë natës, e favorizuar nga era e fortë, duke depërtuar në fshatin Flet dhe zonën e quajtur “Kunorë Dardhe”. Zjarri ndodhet në terren malor, çka e vështirëson ndërhyrjen nga toka, dhe po digjen kryesisht pisha e bimësi e ndryshme. Dy banesa u evakuuan dje, por aktualisht nuk janë në rrezik./Radar.al 

    Nga punonjëse italiane në pronare shqiptare. Si “rilindi” Giuseppina Ciccociopo në Shqipëri

    Nga Italia në Shqipëri. Si arriti Roberta Zaninoni të ndërtonte rrjetin e saj të bukurisë në qytetin e ëndrrave

    Bashkia Shkodër Bashkia Vau Dejës Fushë Arrëz
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Në rast të aneksimit të Groenlandës, politikani gjerman Hardt sugjeron bojkotimin e Kupës së Botës në SHBA

    January 17, 2026

    Ambasadori Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët

    January 17, 2026

    Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

    January 17, 2026

    Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

    January 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Kjo shenjë dashuron fort, por lodh shpejt. Pse lidhjet me Dashin janë të rrezikshme

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi për ditën e sotme 15 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.