Site icon Informohu siç duhet

Në protestën e 29 Tetorit do të bllokohen akset kryesore të vendit/ Berisha: Ftoj shqiptarët të na bashkohen

Në protestën e 29 Tetorit do të bllokohen akset kryesore të vendit/ Berisha: Ftoj shqiptarët të na bashkohen

Sali Berisha

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes konferencës për media nga “arresti në shtëpi”, u ka bërë thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në protestën e thirrur nga opozita ditën e martë, 29 Tetor, në akset kryesore të vendit.

“Këtë akt, këtë vendim, mosbindje civile PD, demokratët e ndërmarrin si mënyrën e mbështetjes të interesave të dinjitetit dhe lirisë të çdo qytetari shqiptar, që beson tek vota e lirë, që ligji dhe Kushtetuta duhet të funksionojnë, që Shqipëria pa opozitë është një katastrofë, që Edi Rama me organizatën e tij kriminale në qeveri, është vërtetuar si armiku më i egër i qenies dhe identitetit shqiptar. Ato 3 orë kundër regjimit i ftoj shqiptarët të bashkohen në atë protestës, sepse po luftojmë për interesat jetike të shqiptarëve.”- është shprehur Berisha./Radar.al

Exit mobile version