Site icon Informohu siç duhet

Në mbështetje të reformës në drejtësi/ Delegacioni i lartë nga SHBA, përfundojnë sot vizitën në Tiranë

Në mbështetje të reformës në drejtësi/ Delegacioni i lartë nga SHBA, përfundojnë sot vizitën në Tiranë

Foto gjatë takimit me delegacionin e lartë amerikan.

Delegacioni i nivelit të lartë, i përbërë nga gjyqtarë dhe një prokuror nga Shtetet e Bashkuara, ka përfunduar këtë të premte vizitën në Tiranë. Përgjatë kësaj jave nëvendin tonë ata u takuan me përfaqësues nga institucionet kryesore të drejtësisë, përfshirë nga SPAK-u, Gjykatat e Posaçme, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Gjykata e Lartë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, nga ministri, si dhe nga Shkolla e Magjistraturës.

Gjyqtarët amerikanë u angazhuan në një shkëmbim idesh me studentë të drejtësisë dhe juristë të rinj, duke prekur tema që përfshijnë ruajtjen e integritetit, zhvillimin e karrierës, sigurimin e transparencës dhe balancimin e përgjegjësive vetjake dhe profesionale.

Kjo vizitë përforcon angazhimin e fortë të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur reformën në drejtësi dhe demokracinë në Shqipëri.

POSTIMI I PLOTË I AMBASADËS AMERIKANE në Tiranë:

Një delegacion i nivelit të lartë, i përbërë nga gjyqtarë dhe një prokuror nga Shtetet e Bashkuara, përfundoi sot vizitën në Tiranë. Gjatë pesë ditëve në vend, ata u takuan me përfaqësues nga institucionet kryesore të drejtësisë, përfshirë nga SPAK-u, Gjykatat e Posaçme, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Gjykata e Lartë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, nga ministri, si dhe nga Shkolla e Magjistraturës. Në Këndin Amerikan në Tiranë, gjyqtarët u angazhuan në një shkëmbim idesh me studentë të drejtësisë dhe juristë të rinj, duke prekur tema që përfshijnë ruajtjen e integritetit, zhvillimin e karrierës, sigurimin e transparencës dhe balancimin e përgjegjësive vetjake dhe profesionale. Vizita përforcon angazhimin e fortë të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur reformën në drejtësi dhe demokracinë në Shqipëri.

 

Exit mobile version