BRITANI– Këngëtarja e njohur Jessie J përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj detaje të reja për gjendjen shëndetësore, pas heqjes kirurgjikale të gjirit.
37-vjeçarja tregoi se trupi i saj ka pësuar ndryshime të mëdha dhe se prej operacionit flokët i kanë filluar të bien.
“Përshëndetje, sot po xhiroj një program televiziv. Mund ta shihni sa kaçurrela i kam flokët. Do t’i bëj flokët dhe do të bëj grimin vetë. Flokët po më ‘bien’ si të çmendura nga operacioni.”- u shpreh ajo.
Jessie J tha se kanë kaluar pesë javë nga procedura kirurgjikale, por se gjendja e saj është përmirësuar: “Ndihem mirë. Kam ende shumë përgjegjësi, kështu që ky është fokusi im kryesor”.
Artistja tha se gjinjtë e saj “ende nuk janë të sheshtë”, duke shpjeguar se ka implante dhe se zona është shumë e dhimbshme./Radar.al
Largoi vajzën nga Kosova/ Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për ish-gruan e Feros


