“Big Brother Radio” së fundmi ka surprizuar banorët e “BBVA4” të cilët, të ndarë në 3 grupe befasuan me deklaratat e tyre.
Nëpërmjet disa intervistave pjesë e të cilave u bënë vetë banorët aktualë, u zbuluan detaje të reja rreth tyre.
Në pjesën e parë të emisionit, e cila u moderua nga Laerti dhe Rozana mysafirë ishin Jozi dhe Aldon të cilët kanë pasur një bisedë të ngrohtë dhe të hapur.
Rozana e nisi intervistën me Jozin të cilin e pyeti më shumë në marrëdhënien e tij me Gertën pas disa tensioneve që u shfaqën lidhur me emrat e finalistëve.
Pjesë nga intervista:
Jozi: Ajo mendon se është një luaneshë. Kur kalon para pasqyrës, bën ‘mjau’…”
Rozana: Pse të thërrasin Joz Shina?
Jozi, me një buzëqeshje përgjigjet: Unë e kam shinën. I fus njerëzit në atë shinë. Kur Jozi të nxjerr nga shina, do të thotë që ke dalë jashtë.
Ndërsa më tej Rozana e vijon intervistën me pyetje më të thella rreth jetës së tij private: Sa lidhje ke pasur jashtë shtëpisë?
Teksa Jozi tregon se ka patur lidhje të gjata, Aldo me humor ndërhyn: Një herë më tha Jozi që kishte një qëllim: të kishte 1000 femra në jetën e tij! (të dy qeshin)
Rozana: Po na thuaj, si e arrin një objektiv të tillë, 1000 vajza?
Jozi ka dhënë përgjigjen e tij me humor: Thjesht aksion, djem, mos u dorëzoni. KÇK. Djem, zemër të bardhë dhe veproni.