Site icon Informohu siç duhet

Në kundravajte me scooter, i riu merr përpara 57-vjeçarin

Në kundravajte me scooter, i riu merr përpara 57-vjeçarin

Një ngjarje e papritur ka nodhur në kryeqytet ditën e sotme ku një i ri qëe lëvizte me scooter në bulevardin “Bajram Curri” ka përplasur një 57-vjeçar.

Sipas burimeve mësohet se shtetasi R. M., 35 vjeç, ishte në kundravajtje e për pasojë ka përplasur shtetasin I. U., 57 vjeç i cili është dëmtuar.

Për rrjedhojë të ngjarjes policia e Tiranës ka vënë në pranga të riun ndërsa shtetasi i dëmtuar nodhet në ambiente spitalore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin R. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, duke qarkulluar në sens të kundërt, me biçikletën e tij elektrike, ka goditur shtetasin I. U., 57 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve” njofton policia.

Exit mobile version