Policia Kufitare në Muriqan ka arrestuar një shtetas gjerman të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Zvicrës.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve të shtuara dhe falë shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, në dalje të territorit shqiptar u kap P. P., 39 vjeç, banues në Zvicër.
Ai ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Luganos, e cila më 23 maj 2025 kishte lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Trafik droge”, “Pastrim parash” dhe “Emigracion i paligjshëm”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern, po ndjek procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit drejt Zvicrës.

