Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjendet i pajetë burri pranë hekurudhës së Peqinit, dyshimet e para

    Ishin shpallur në kërkim, arrestohen 3 persona në Rinas, mes tyre vlonjati që “mbushi” Anglinë me d*ogë

    Tentoi të vriste një person duke e përplasur me makinë, arrestohet 17-vjeçari në Lezhë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Në kërkim nga drejtësia, Dodik bëhet i gjallë: Jam në Izrael

    March 25, 2025

    Milorad Dodik, presidenti i Republikës Srpska deklaron se është në Izrael, pasi u largua nga Bosnje Hercegovina, edhe pse është në ndjekje të autoriteteve të drejtësisë atje i sanksionuar nga SHBA-të.

    Fillimisht, Dodik, u raportua se kaloi kufirin me gjasë me helikopter, për të shkuar në Serbi, ku edhe është pritur për takim nga presidenti serb Aleksander Vuçiç.

    Vizitën e tij për në Serbi, Dodik e bëri dje, pikërisht më 24 mars, kur shënohet 26-vjetori i nisjes së bombardimeve të NATO’s ndaj Jugosllavisë së atëhershme, me çfarë rezultoi me ndërprerjen e luftës në Kosovë – pas shumë krimeve të forcave serbe kundër popullsisë shqiptare në Kosovë

    Lidhur me daljen e Dodik në drejtim të Serbisë, janë deklaruar edhe nga autoritet në Bosnje dhe Hercegovinë.
    “Lidhur me ngjarjen e lartpërmendura, Policia Kufitare e Bosnjës dhe Hercegovinës do të informojë Prokurorinë e BeH dhe do të bashkëpunojë me të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit”, thuhet në kumtesë.

    Por, rreth daljes së tij në Serbi media boshnjake ‘Oslobodjenje’ ka dhënë një version tjetër. Raportohet se një kolonë prej pesë automjetesh të paevidentuara nën rotacion ka kaluar mbrëmë rreth orës 18:30 në vendkalimin kufitar Raça në Bosnje dhe Hercegovinë.

    Siç mëson kjo media nga burimet e veta, askush nuk i ka ndalur dhe interesant është se rampa, e cila normalisht ishte ulur, është ngritur. Kolona ka kaluar në këtë pikë kufitare pa pengesa.

    Besohet se në një nga makinat në kolonë ishte gjithashtu edhe Milorad Dodik.
    Jozyrtarisht, pas kalimit të kufirit, oficerët e policisë kufitare të BiH kontaktuan kolegët e tyre serbë në vendkalimin kufitar Sremska Raça.

    Në postimin e tij ku ka informuar për shkuarjen në Izrael, Dodik ka deklaruar se ky shtet është një vend, forcën, historinë dhe vendosmërinë e të cilit ai e respekton.

    “Kam nisur një vizitë në Izrael, një vend të cilin e respektoj thellë për forcën, historinë dhe vendosmërinë e tij.
    Izraeli tregon se liria dhe siguria nuk kanë çmim dhe se një popull që di kush është, nuk pranon të jetë as objekt as shërbëtor.
    Ashtu siç Izraeli mbron veten pa kërkuar falje, po ashtu edhe Republika Srpska mbron të drejtën e saj për të ekzistuar, për të vendosur dhe për të mbajtur betimin e parëve.
    Serbët dhe hebrenjtë janë popuj që u munduan të shuhen plotësisht – dhe mbijetuan. Kjo është arsyeja pse ne kuptojmë njëri-tjetrin. Dhe për këtë arsye qëndrojmë së bashku”, ka shkruar ai.

    Почео сам посјету Израелу, земљи чију снагу, историју и одлучност дубоко поштујем.

    Израел показује да слобода и безбједност немају цијену и да народ који зна ко је – не пристаје да буде ни мета ни послушник.

    Као што се Израел брани без извињавања, тако и Република Српска брани… pic.twitter.com/IhvsuzjYHn

    — Милорад Додик (@MiloradDodik) March 25, 2025

    Bosnje Dodik Izrael
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjendet i pajetë burri pranë hekurudhës së Peqinit, dyshimet e para

    November 8, 2025

    Ishin shpallur në kërkim, arrestohen 3 persona në Rinas, mes tyre vlonjati që “mbushi” Anglinë me d*ogë

    November 8, 2025

    Tentoi të vriste një person duke e përplasur me makinë, arrestohet 17-vjeçari në Lezhë

    November 8, 2025

    Rama jep lajmin e mirë: Lufta kundër kancerit dhe shëndetësia prioritet në projekt-buxhetin 2026

    November 8, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 7 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Nuk do keni për çfarë te qaheni sot ne jetën tuaj në çift, parashikimi i horoskopit 5 Nëntor

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.