Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani teksa marrë pjesë ditën e sotme në Seancën Parlamentare, ka raportuar në Kuvend mbi raportin e vitit 2023 të SPAK.
Gjithashtu Dumani i është përgjigjur edhe pyetjeve të drejtuara nga deputetja e PD, Albana Vokshi, lidhur me krimin zgjedhor Dumani dha një bilanc të hetimeve.
Dumani deklaroi se SPAK ka gati një strategji që pritet ta publikojë në janar të vitit 2025 për krimet zgjedhore.
Ndërsa sa i takon çështjes McGonigal dhe pyetjes se përse Rama nuk është thirrur në SPAK, Dumani tha se është në hetim paraprak dhe i takon prokurorit të vlerësojë se kë dhe kur duhet të thërrasë në SPAK.
Dumani: Lidhur me krimin zgjedhor, janë hetuar 50 procedime penale. 17 persona janë hetuar për krim zgjedhor, 8 për gjykim, 6 kërkesa për pushim, 1 është pezulluar, 1 është bashkuar. 32 janë mbartur për vitin 2024. Tregues që kanë të bëjnë me efektivitetin e SPAK sa i takon krimit zgjedhor,. Tregojnë se SPAK ka treguar kujdesin e duhur për hetimin e çështjeve të kësaj natyre. Në komisionin e ligjeve kam deklaruar që jemi drejt përfundimit të një strategjie sa i takon hetimit të krimit zgjedhor. Do bëhet publike në janar të 2025 dhe synimi është që në fillim të vitit 2024 ne të kemi krijuar instrumentet e nevojshme njerëzore por edhe mjetet teknike me qëllim hetimin e krimeve zgjedhore të mundshme gjatë vitit 2025.
Dumani: E kam vënë re që jeni aktive sa i takon kallëzimeve, por për çështje ku jeni kallëzuese drejtoju SPAK me kërkesë për marrje informacioni. Duke qenë se je kallëzuese japim informacionin e nevojshëm. Janë çështje në hetim dhe s’mund të flas.
Vokshi: Cili është statusi i hetimit për 4 koncesionet në Shëndetësi?
Dumani: Një dihet që është për gjykim, një tjetër në hetim. Për informacionet drejtohu SPAK.
Vokshi: Se këta person që i konsideroni të përfshirë në veprimtaritë kriminale vazhdojnë ende? Kush i ka penguar hetimet? Kush i mbron drejtuesit e inkriminuar?
Dumani: Bashkëpunimi është shumë i mirë, problematika që ne kemi evidentuar e kam adresuar publikisht pjesë të raportit, edhe në Komisionin e Ligjeve. Është problematikë që duhet adresuar dhe po marrim masa për ta zgjidhur. Solla një shifër të punonjësve që janë proceduar në 3 vite, është një numër i lartë dhe po punojmë për zgjidhjen me policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme.
Vokshi: A keni konstatuar në dosjet e partnerëve, se në bisedat e Encrochat përfshihen ministra, deputetë, zyrtarë të drejtësisë. A keni pjesë të tyre që kanë zbardhur krimin elektoral, u kujtoj njërin prej episodeve për Metamorfozën ku Gjoka dhe Bajrat flasin për takime me Beqajn. A keni dijeni se ca ndodhi pastaj me Beqajn, a u vu në dispozicion të bandave kriminale?
Dumani: Është çështje në hetim, s’mund të them asgjë. SPAK duhet të jetë krenar për bashkëpunimit me agjencitë e europës, SHBA, Britanisë, kemi bashkëpunim dhe këto çështje bëhen në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtar.
Vokshi: McGonigal, ka kallëzim nga Bardhi. Në çfarë faze janë hetimet, në 2 vite e gjysmë se keni parë të arsyeshme të thirret Rama?
Dumani: Është në hetim paraprak, është në vlerësimin e prokurorit se kë do thërrasë dhe kur do e thërrasë. E vlerëson ai kush është momenti më i përshtatshëm për të kryer veprimin e hetimor.
Vokshi: Pse nuk është bërë hetim për mënyrën e implementimin të koncesionit të sterilizimit? Në dijeni tonë është ndalur pjesa më e madhe tek pjesa e procedurës së dhënies së koncesionit.
Dumani: Depozitoni çdo gjetje që komisioni juaj parlamentar do vlerësojë se mund t’i shërbejë hetimit tonë, edhe në drejtim e të tjera. Çdo e dhënë është e mirëpritur sa kohë i shërben hetimit të gjithanshëm.