Gazetarja dhe moderatorja e njohur Enxhi Nasufi është një figurë e cila i ka dhënë zë të fortë të drejtave dhe çështjeve për fuqizimin e grave dhe vajzave. Duke ndarë herë pas here përvoja personale dhe duke trajtuar tema të ndjeshme, ajo ka shërbyer si një model frymëzimi për shumë gra që përballen me sfida profesionale dhe personale.
Së fundmi, ajo bashkangjitur fotos me nënë e saj, ka ndarë një mesazh rrëqethës nga pastori Rick Warren.
Në këtë mesazh vihet në pah rëndësia që kanë marrëdhëniet njerëzore dhe dashuria që duhet të japim e marrim sa jemi gjallë.
Në shtratin e vdekjes rrëfen pastori, njerëzit nuk duan as trofe e as diploma, por njerëzit e tyre të zemrës.
Postimi:
Kam qëndruar prane shtratit te mbase mijera veteve tek ata ishin ne frymën e fundit. Ajo qe njerezit thone ne castet e fundit te jetes ishte shume e rëndesishme. Sepse e kane pa tallje. Nga ata qe jane ne fund te jetes askush nuk me ka thene ndonjehere, Pastor Riki, m’i sill pak trofete e mia ketu, t’i shoh dhe nje here te fundit. E kurre s’ka ndodhur
te kerkojne tu sjellesh te shtrati diplomen e shkolles se larte t’a admiroj edhe një herë. Kur njerezit jane duke vdekur dhe e dine se pak kohe u ka mbetur, ata nuk duan të kene prane as gjera, as trofej, as arritje. Te gjithe duan prane te dashurit e tyre. Ne fund te gjithe ne arrijme ta kuptojme…
Se gjithcka ka te beje me dashurine, e gjitha ka te beje me marredheniet. Thesht lutem qe ju ta kuptoni kete para se te jete vone… Se nuk ka lidhje me arritjet. Nuk ka te beje me famen. Dhe as me pasurine.
Nuk ka të beje me asnjeren nga gjerat që ju synoni te arrini ne jetë. Ato jane të mrekullueshme. Por Pali thote; pa dashurine nuk janë asgjë. Do isha si bronx që kumbon e cimbal qe tingellon. PO NUK PATA DASHURI JAM ASGJË!
Pastor Rick Warren.
Përgatiti Radar.al

