TIRANË– Trashëgimtarja e “Top Channel” Lori Hoxha i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e së shtunës, duke kurorëzuar në martesë dashurinë e saj me Vis Bajraktarin.
Mes shumë miqve të ngushtë dhe emrave të njohur, është vënë re mungesa e Arbana Osmanit dhe bashkëshortit të saj Eduart Grishaj, ku të dy, por kryesisht Arbana, ka qenë për shumë vite si një familje me Lori dhe Sara Hoxhën.

Moderatorja këtë fundjavë ndodhej në Londër me familjen e saj, referuar postimeve të saj në rrjetet sociale.
Vlen të theksohet se pavarësisht se Lori ishte e ftuar në dasmën e Arbanës dhe Edit të cilën e zhvilluan në Itali, trashëgimtarja e Top Channel nuk e ka ftuar Arbanën në dasmën e saj, ose kjo e fundit ka pasur një ftesë por mbase në një ditë kaq të rëndësishme për Lorin ajo ka zgjedhur ta shpenzojë me familjen e saj në kryeqytetin britanik./Radar.al