Site icon Informohu siç duhet

Në Bushat pati shkëmbim zjarri, u qëllua nga makina e blinduar

Ajo që u raportua fillimisht si të shtëna me armë zjarri ndaj një makine të parkuar në Bushat pasditen e 23 gushit, rezulton të jetë ndryshe.

Nga hetimet e thelluara është mësuar se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy shoferëve të dy automjeteve.

Burimet thonë se ka pasur shkëmbim zjarri mes personit në mjetin e blinduar tip ‘Audi’ me targa gjermane dhe një mjeti tjetër.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, raportohet se janë gjetur rreth 30 gëzhoja armësh të ndryshme.

Sakaq, mësohet se në momentin që është qëlluar automjeti ka qenë i ndaluar dhe pas shkëmbimit të zjarrit, drejtuesi është larguar nga vendngjarja.

Policia ka bërë identifikim e një personi të përfshirë në këtë ngjarje, por emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve.

Ndërkohë, blutë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Exit mobile version